Siti merr derbin e Mançesterit dhe vendin e dytë

Mançester Siti fiton sfidën e madhe të Old Trafford kundër United, 2-0 dhe tani është i dyti në Premier League. Skuadra e Guardiolës zhbllokoi derbin në minutën e 7-të pas autogolit të Bailly-t; De Gea i mbajti në këmbë Djajtë e Kuq në pjesën e parë me të paktën tre pritje të shkëlqyera, por më pas u bë bashkëpërgjegjës për golin e Bernardo Silvës në minutën e 45-të.
Mundësia e vetme për të shënuar në pjesën e parë për United ishte një goditje e Cristiano Ronaldos, e cila u shpëtua nga Ederson.
Solskjaer vendosi Jadon Sancho në vend të Bailly në pushim, kaloi në një mbrojtje me katër, duke krijuar mundësi dhe për Marcus Rashford dhe Donny Van De Beek.
Një lëvizje e tillë solli më shumë posedim topi, por shumë pak mundësi shënimi, me një Bruno Fernandes anonim dhe loja i ngjante disa herë një ndeshje stërvitore.
Phil Foden goditi shtyllën, ndërsa City rezistoi me qetësi për të marrë derbin e 186-të, për t’u ngjitur në vendin e dytë në tabelë, ndërsa United qëndron i pesti.