E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, disa zonapa ujë të pijshëmremonti i OSSH

TIRANE- Disa zona të kryeqytetit do të vazhdojnë të vuajnë dhe sot mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Ndermarrja e ujesjelles kanalizimeve ne tirane njoftoi dje se për shkak të remontit që do të kryhet nga OSSH në linjën e transmetimit Kinostudio - Lanabregas - Qafe Mollë, do të dalë jashtë funksionit stacioni i pompimit të Qafë Mollës e cila furnizon me ujë një pjesë të mirë të Tiranës për dy ditë. Për pasojë mungesa më të theksuar në furnizimin me ujë do të ketë në zonën e Qytetit Studenti, Tiranën e Re, në qendrën e Tiranës deri në Kombinat. Ndërmarrja e Ujësjellës kanalizimeve Tiranë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›