E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirditë, 80 vjecarimerr hakun e të atiti vrarë para 70 vitesh

MIRDITE- Vrajsa e ndodhur dje paradite në fshatin Ndërfanë të rrethit të Mirditës rizgjoi hasmërinë e vjetër prej më shumë se 7 dekadash.

80 vjecari Nikoll Çupi ka vrarë për vdekje bashkëfshatarin e tij Ndue Lleshi, baba i dy fëmijëve.

Vetëm tri orë pas ngjarjes, që riktheu gjakmarrjen dhe tronditi banorët e zonës, Fran Çupi ka dorëzuar në Komisariatin e Policisë së Rrëshenit babain e tij, autor i krimit. Ndërkohë, familja dhe gjithë fisi Çupi janë ngujuar për 24 orë sipas kodit të gjakmarrjes, shkruan sot GSH.

Pas vrasjes i moshuari i kishte treguar djalit të tij se kishte qenë ai autori dhe se kishte marrë hakun e babait të tij.
(Historinë e plotë mund ta lexoni sot kryeartikullin e Gazeta Shqiptare “Hakmarrja, gjaksi vret pas 70 vitesh” tw gazetarit Hil Gjaci).
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›