Ekuador, sekuestrohen 4 tonë drogë
Ekuadori ka zbuluar një nga rrjetet më të mëdha ndërkombëtare të trafikut të drogës që veprojnë në territorin e vendit, bëri të ditur policia vendase. Falë operacionit policor u mësua se u arrestuan disa persona, ndër të cilët edhe dy ushtarë, si dhe u sekuestruan të paktën 4 tonë drogë. Rrejti i trafikut, i përbërë nga Ekuadoriane dhe Kolumbianë, operonte në disa qytete në të gjithë vendin dhe kishte si objektiva kryesorë, tregëtimin dhe dërgimin e ngarkesave të mëdha të kokainës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë bastisjeve, policia ka shkatërruar edhe një laborator të madh që operonte në qendër të vendit dhe që kishte një kapacitet të përpunimit të rreth pesë tonë kokaine në javë. Nga ky operacion janë arrestuar shtatë, duke përfshirë dy kolumbianë dhe pesë ekuadorianë. Operacioni i policisë nisi në provincën kufitare të Sucumbios, ku u ndalua një kamion, i drejtuar nga dy ushtarë me uniformë dhe që transportonte armë. Rrjeti i trafikut të drogës përdorte uniforma dhe kamionë të ushtrisë për të shmangur kontrollet gjatë transportit të drogës. Sasia e lëndës narkotike e sekuestruar gjatë këtij operacioni, prej 4 tonësh, prej shifrën e 192 milion dollarëve, saktësuan autoritetet.