Nuk bllokohet godina e Muzeut të Shkencave

Sekuestrimi i Muzeut të Shkencave Natyrore, ka mbledhur paradite dhjetra njerëz të interesuar ose jo për sekuestrimin e tij. Policia Bashkiake kishte njoftuar se sot paradite do të sekuestronte godinën e Muzeut të Shkencave, e cila me vendim të Gjykatës i kthehet pronarit. Policia nuk erdhi në orarin e lajmëruar duke bërë që turma të shpërndahej. Pedagogë të Shkencave të Natyrës, drejtues të Muzeut të Shkencave nuk janë dakord me këtë vendim të Gjykatës. Sipas Idriz Haxhiut problemi kryesor qëndron në vlerat që ka brenda ky muze, të cilat nëse do të transportohen edhe mund të prishen. Dhe për këtë fakt Gjykata nuk është shprehur se ku do të vendosen objektet që ndodhen në godinë.
Ne këtë organizim spontan kanë qene të pranishem edhe deputetë kryesisht të Partisë Socialiste të cilët i kanë dhënë një ngjyrim politik kësaj ngjarjeje.
Ndërsa vetë banorët nuk pranojnë asnjë lloj kompesimi edhe nëse ky objekt do të shpallej i një rendësie të veçante.
Ndërkohë ky problem që ka kohë që zien mes palëve të interesuara duket se do të marrë fund me ardhjen e forcave të policisë të cilat duket se janë duke pritur një moment të qetë për të vepruar.