Arrestimi i mjekëve, reagon Ruben Moisiu

Drejtoresha e spitalit Obsetrik Gjinekologjik, "Koço Gliozheni", Rubena Moisiu ka thënë sot në një conference për shtyp se është e distancuar nga rastet korruptive dhe se sigurisht që në një punë të madhe ka edhe gabime. Por sipas Moisiut puna që bëhet në spitalin që ajo drejton është aq e madhe sa që nuk ka pse të njollosen edhe mjekët e tjerë për disa raste të izoluara.
Vetëm pak ditë më parë tre mjeke dhe dy infermiere te maternitetit "Koço Gliozheni" në kryeqytet janë arrestuar nga njësia e hetimit task forcë në Prokurorinë e Tiranës për korrupsion. Sipas Rubena Moisiut nuk duhet të hidhet baltë mbi mjekët, të drejtë të ngrenë akuza kanë vetëm strukturat e drejtësisë.