E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutim në Tiranë, heton edhe SHKB

Një ngjarje e rëndë tronditi pak pas mesnatës kryeqytetin. Një i ri u qëllua për vdekje me armë zjarri në afërsi të Komisaritati numër 5 në Kamëz. Viktima është identifikuar si Ahmet Bardhoshi.
Policia i ka kërkuar automjetit me të cilën udhëtonte Bardhoshi dhe një tjetër person që të ndalonte, gjë që është kundërshtuar. Dhe pas kësaj ka ardhur e shtëna me armë zjarri. Por nuk dihet ende nëse mbi viktimën ka shtënë policia apo nga shoku i tij. Deri tani për këtë ngjarje janë shoqëruar 20 persona. Duke qenë se në këtë ngjarje është e përfshirë edhe policia, po heton edhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Dy personat që udhëtonin me një makinë me targa Tirane janë me precedentë penale. Në automjet policia gjeti edhe një gjenerator.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›