E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutimi i biznesmenit, ekspertim provave

Xhemil Beharaj
Policia e Fierit pret pergjigjet e ekspertizes per qimet e gjetura ne dorashkat, qe mendohet se jane perdorur nga ekzekutori i biznesmenit te ndertimit dhe sipermarresit te nje guroreje, Ismet Salikos, dy dite para nderrimit te viteve. Policia pohon se vrasja eshte e tipit mafioz, ndersa ende nuk ka gjurme per autorin e krimit dhe dyshon se motivi i krimit eshte konkurrenca ne biznes.
Pese te shtena pistolete me silenciator ne oren 18:30 te dates 30 dhjetor, tronditen qytetaret e Fierit dhe kalimtaret ne rrugen para selise se PS-se. Policia identifikoi viktimen si 42-vjecarin Saliko, banor i lagjes "1 Maj", baba i pese femijeve. Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forca te shumta, te cilat kane rrethuar vendin e ngjarjes. Por edhe pse kane kaluar pese dite, ende nuk ka nje piste te qarte, apo motiv per kete ngjarje te rende, apo autorin e mundshem te saj. Nga hetimet e kryera mesohet se Ismet Saliko kishte qene i shoqeruar me nje te afermin e tij, si dhe me nje shtetas italian, ne lokalin prane selise PS-se, ku pinte kafen cdo mbremje. Ate nate, sipas policise, biznesmeni priste nje noter per te noterizuar disa dokumente. Per nje moment, ai ka dale me telefon celular ne dore, duke folur jashte lokalit. Kur para tij eshte shfaqur nje person me kapele ne koke, i cili sapo i eshte afruar e ka qelluar pese here dhe eshte larguar ne kthesen e pare.
Viktima ka marre nje plumb ne koke dhe kater te tjeret ne trup. Pak metra larg vendit te ngjarjes jane gjetur gezhojat, pistoleta me silenciator dhe nje pale dorashka plastike njeperdorimshme. Ekspertet kane konstatuar ne dorashka disa qime te duarve te autorit, qe jane derguar ne laborator per ekspertize te metejshme. Policia dyshon se Saliko, i cili ishte bashkepronar me disa persona te tjere ne nje gurore ne Uren Vajgurore, mund te jete vrare per shkak te konkurrences ne biznes. Ekzekutimi dyshohet te jete kryer me pagese, ndersa deri dje jane shoqeruar rreth 100 persona, qe kane dijeni rreth ngjarjes, apo qe jane te dyshuar.
Skeda
Ismet Saliko
42 vjec
Biznesmen ndertimi
Pronar guroreje
Baba i pese femijeve
Banues ne lagjen "1 Maji", Fier

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›