Rikthehen ne Greqi 16 mije emigrante
Ende pa mbaruar gezimi per nderrimin e viteve, emigrantet qe jetojne e punojne ne Greqi kane marre rrugen e kthimit ne daten 2 janar dhe diten e djeshme. Pikat doganore te Jugut te Shqiperise kane qene te mbipopulluara nga mjetet dhe numri i madh i personave qe kerkonin rikthimin ne vendet e punes. Gjate ketyre diteve te para te vitit 2008, mesohet se nepermjet doganes se Kakavijes kane udhetuar ne drejtim te Greqise rreth 16 mije emigrante. Nderkohe, diten e djeshme ne kete dogane jane konstatuar radhe te pakta pritjeje te emigranteve. "Fale masave te mara dhe shtimit te numrit te sporteleve diten e enjte jane shmangur radhet e pritjes ne doganen e Kakavijes, nga te dy palet", tha zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Nderkohe autoritetet policore shqiptare iu rekomandojne emigranteve qe gjate rruges se kthimit te perdorin edhe pikat e tjera doganore te qarkut te Gjirokastres, si ate te Tri Urave, ne Permet. "Nje gje e tille do te ulte ndjeshem fluksin ne Kakavije, duke shmangur keshtu edhe radhet e pritjes", thone drejtuesit e policise. Per festat e fundvitit nepermjet pikave doganore te Jugut hyne ne Shqiperi rreth 90 mije emigrante.
B. Kore