Kthehej ne repart, autobusi perplas ushtarin
Nje ushtar i repartit te Poshnjes, ne Berat, eshte aksidentuar rende, pasi u perplas nga nje autobus i linjes rurale oret e para te mengjesit te djeshem. Rekruti Dilion M., 20 vjec, nga fshati Morave, kthehej ne repart pas perfundimit te lejes se dhene nga komanda dhe festimit prane familjes. Por ndersa ka qene duke kaluar rrugen nacionale Ure Vajgurore-Berat, nje autobus i linjes se fshatit Veterik e ka goditur ne shpejtesi. Sipas burimeve te sektorit te policise rrugore, ka qene mjeti tip "Benz", me targa BR0592, qe udhetonte nga qyteti i Beratit per ne fshatin Veterik, i cili ka aksidentuar rende 20-vjecarin. Ai eshte shoqeruar menjehere per ne spitalin e qytetit. Burime prane Repartit te Kirurgjise bene me dije se djali ka marre ndihmen e pare mjekesore prane ketij sherbimi, ndersa ka pasur fraktura te renda ne trup dhe koke. Mjeket kane vendosur me pas dergimin e tij per ne Spitalin Ushtarak ne Tirane, pasi gjendja e tij nuk ka njohur permiresim. Artan Selmani, 33 vjec, lindur dhe banues ne fshatin Veterik, u arrestua me pas nga uniformat blu, per "shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor".
E.H