E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutimi i kolateralit qindra banesa e troje ne ankand

Ka qindra banesa apo troje të lëna peng për kreditë e mara prej vitesh. Të përqendruara kryesisht në Tiranë e Durrës. Shoqata e bankave nuk ka një shifër të sintetizuar për pasuritë e lëna peng, por vetë këto institucione kanë hapur një portal ky paraqesin pronat e hedhura në ankand. 
Truall dhe ndërtesë prej 1055 m2 në Vorë, një sipërfaqe are prej 2000 m2 në Dobresh të Tiranës, një tjetër sipërfaqe në Lundër të Tiranës, prej 400 m2 katrorë si dhe dhjetëra apartamente në shitje.  

Janë këto disa nga pronat në ankand që bankat i kanë prezantuar në portali. Ato kërkojnë t’i shesin për të marrë mbrapshte paratë e pakthyera nga kreditorët. 
Rasti më i mirë është ai kur bankat u drejtohen zyrave të përmbarimit, për të marrë një pronë të caktuar dhe për ta shtirur atë në ankand.
Përmbaruesit tregojnë se procedohet me një rast konkret.

Niveli i kredive të këqija ka arritur  22.5 për qind të portofolit të kredive. Kjo është arsyeja kryesore që bankat nuk japin më kredi. Paketa e prezantuar Banka e Shqipërisë, pritet të sjellë ndryshime në kthimin e parave të bankat, duke lehtësuar procedurat e ekzekutimit të kolateralit. 

Paketa është e përkohshme, ndërsa kërkon edhe ndryshime në kodet, që duhet të marrin konsensusin politik për t’u miratuar e më pas fuqizuar. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›