Procesi i integrimit europian te Shqiperise
Ish-zëvendëskancelar i Austrisë, ish-Koordinator i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore, Erhard Busek mbetet një personalitet mendimet e të cilit kanë vlerë. Në një intrervistë për ABC News, ai thotë se vendimi për afrimin e mëtejshëm të Shqipërisë me Bashkimin Europian, varet nga mbarëvajtja e zgjedhjeve të 23 qershorit.
Njohës i mirë i aktualitetit shqiptar, por edhe atij rajonal, Busek vlerëson se incidentet e fundjavës së kaluar në Maqedoni, nuk do të mund të ketë efektin domino në Ballkan.
Erhard Busek, ka mëbrritur në Shqipëri si iniciator për zhvillimin e një projekti mbi sigurinë në rrugë.
Ai thotë se nevojitet më shumë edukim dhe disiplinë.