E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dogjani PS duhet te votoje tre ligjet e integrimit

“PS duhet të votojë tre ligjet e integrimit”. Deklarata është bërë në studion e Abc neës nga Deputeti i Partisë Socialiste Asllan Dogjani. Sipas deputetit socialist gjithë problemi i politikës shqiptare është mungesa e kompromisit, nuk janë vetëm 3 ligjet pengesa pë rmarrjen e statusit kandidat.
“Ky është problemi i liderëve që marrin vendime të shpejta dhe të nxituara dhe u qëndrojnë ëktyre vendimeve. Ata duhet të konsultohen. Nëse një lider e sheh që është marrë një vendim i gabuar dhe të shohë dëmin që i shkakton, ai duhet të tërhiqet nga ai vendim. Unë mendoj që tre ligjet dueht të votohen”- tha Dogjani, i cili shtoi se për marrjen e statusit të vendi kandidat duhen plotësuar edhe disa faktorë të tjerë.
Deputeti socilaist ka folur edhe për ndryshimet e bëra në qarkun e Kukësit, që sipas tij do të ndikojnë dukshëm në rezultatin zgjedhor në këtë qark.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›