E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutimi i shqiptarit, policia italiane ndalon 2 bashkëkombas si të dyshuar

ITALI- Policia italianë ka shoqëruar dy shtetas shqiptarë si të dyshuar kryesor për vrasje e bashkëkombasit të tyre, Sadik Hajderasi.Mediat italiane raportojnë se ka zhvillime të reja mbi ekzekutimin e shqiptarit në një lokal në Piacenca të Italisë dy ditë më parë.

Të dyshuarit u ndaluar në një aeroport në Malpensa, teksa po tentonin të kalonin kufirin. Nga hetimet paraprake dyshohet se të arrestuarit identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije për arsye hetimore, janë vrasësi dhe njëri prej bashkëpunëtorëve e që ekzekutuan shqiptarin Sadik Hajderasi.

Pista kryesore e hetimit mbi të cilën po heton drejtësia italiane lidhet me aktivitetin kriminal të viktimës dhe janë duke u verifikuar të gjitha mosmarrëveshjet që ka pasur në të kaluarën me individë dhe grupe kriminale, që mendohet të jenë po shtetas shqiptarë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›