Masivi shkëmbor zuri rrugën, zhbllokohet aksi Fushë Arrëz-Gjegjan
PUKË- Zhbllokohet rruga Fushë Arrëz –Gjegjan. Ky aks bllokua ditën e djeshme si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor, ç’ka solli dhe paralizim të qarkullimit të automjeteve dhe izolim të banorëve.
Përgjatë gjithë ditës së djeshme lëvizja ka qenë e pamundur, dhe u desh ndërhyrja me lëndë plasëse për zhbllokimin e tunelit, nga shembja e masivit shkëmbor.
Zhbllokimi i këtij aksi është bërë pjesërisht, ndërsa autoritetet apelojnë për kujdes nga ana e drejtuesve të mjeteve pasi mund të ketë sërish shembje.
(e.m/BalkanWeb)