Shperthimet ne Vlore nga nje grup te rinjsh qe drejtohen nga burgu
Gjate koheve te fundit kane qene te shpeshta shpërthimet me eksploziv në qytetin bregdetar të Vlorës. Thujase çdo krim i rëndë ndaj personit apo pasurisë që ndodh në këtë qytet kryhet me tritol. Për këtë fakt me iniciativë të policisë së Vlorës, Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e këtyre shpërthimeve.
Burimet thone se nga verifikimet e kryera, thujase të gjitha rastet e shpërthimeve të ndodhura në Vlorë, që nga rasti i vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi në 2010 e deri te rasti i fundit i shpërthimit me eksploziv të makinës së biznesmenit Ermal Bajramaj, kanë të njejtin mekanizëm shpërthimi, me telekomande ose fitil...
Sipas akuzës, nga të dhënat operative të policisë është mësuar se pas këtyre shpërthimeve qëndron një grup të rinjsh, që drejtohen nga një i dënuar që ndodhet në burg. Sipas te njejtave burime policore thuhet se ata pranojnë të kryerjnë çdo akt kriminal me eksploziv kundrejt pagesave të ndryshme.
Të ndodhur në këto kushte, grupi hetimor tashmë po verifikon emrat e këtyre personave, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.