E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr për pronësinë në Pukë, vriten dy vëllezër, plagoset bashkëshortja e njërit prej viktimave

Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Mardhnac në komunën Qelë në Pukë.

Dy vëllezër janë vrarë dhe bashkëshortja e njërit prej viktimave është plagosur në rrethana ende të panjohura, raporton Ora News.

Sipas policisë viktimat janë Paulin dhe Hilë Marku, përkatësisht 40 dhe 50 vjeç ndërsa është plagosur rëndë gruaja e njërit prej vëllezërve.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësi ndërsa policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Ndërkohë që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe policia kanë rrethuar fshatin për të bërë të mundur arrestimin e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›