Ekzekutohen nëna dhe vëllai i aktores Jennifer Hudson

Janë ekzekutuar me armë zjarri në shtëpinë e tyre në pjesën jugore të Chicago-s nëna dhe vëllai i këngëtares dhe aktores amerikane, Jennifer Hudson.
Lajmin e ka dhënë agjentja e aktores së famshme pa dhënë detaje të tjera.
Policia ka ndaluar një person të dyshuar për vrasjen e nënës së aktores.
Viktimat janë Darnell Donerson e Jason Hudson. Krimi ka ardhur pas dhunës së ushtruar ndaj viktimave.
Ndërkohë konfirmohet se po kërkohet edhe një fëmijë 7-vjecar, nipi i nënës së aktores, i cili mendohet të jetë marrë peng nga një person i rrezikshëm dhe i armatosur.