Kërcënon me vdekje Sarkozy, arrestohet i riu

Më 15 tetor i ka dërguar nga nje internet kafe një e-mail ku kërcënonte me vdekje presidentin e Francës Nicolas Sarkozy.
Pas disa hetimeve të hollësishme policia arriti ta gjejë autorin dhe ta prangosë atë. Bëhet fjalë për një 26-vjecar, për të cilin nuk janë dhënë shumë detaje.
I riu e ka pranuar aktin e tij, ndërkohë që aktualisht gjendet në infermierinë psikiatrike.
E-maili i dërguar prej tij u verifikua nëpërmjet gjurmëve informatike dhe telekamerave në internet-kafenë.