E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet 50 vjeçari, konflikt që prej 97'ës

Një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri ditën e sotme, në vendin e quajtur Ura e Thive në Shkodër. Policia bën të ditur se viktima është Gjon Gjeka dhe autorët e krimit janë larguar në drejtim të paditur. Shkak i krimit, sipas të dhënave të deritanishme është një konflikt që viktima ka pasur që në vitet 1997-1998.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima Gjon Gjeka nga fshati Bardhaj ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë mësohet se në ekzekutimin e 50-vjeçarit kanë marrë disa persona.

Burime policore nga qyteti verior bëjnë me dije se viktima Gjon Gjeka ishte person me precedentë penal, pasi emri i tij figuronte si autor i disa vjedhjeve gjatë periudhës së trazirave në Shqipëri në (vitet 1997-1998)./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›