E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetëdhjet e një të vrarë në Pakistan

Ka shkuar në 81 numri i të vrarëve nga një sulm me bombë në jugperëndim të Pakistanit.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në një treg të provincës Baluçistan.

Autoritetet thonë se shumica e viktimave janë shiitë. Ato po ashtu flasin për më shumë se 160 njerëz të plagosur.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi sunit Lashkar-e-Jhangvi.

Shiitët kanë qenë në vazhdimësi shënjestër e grupeve militante, të cilat i shohin ata si jomyslimanë.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›