Vdes punëtori në Orllan

Një person ka humbur jetën derisa ishte duke punuar në ndërtimin e një restoranti në Orllan të Podujevës. Viktima ishte i po këtij fshati.
Një familjar i viktimës, Abdullah Shabani ka treguar se pasi ndodhi aksidenti njoftuan policnë por e kishin çuan vëtë në spital.
Rasti e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu.
Klan Kosova provoi të kontaktonte me pronarin e restorantit “Lugu i Trëndafilave” që po ndërtohet, por kontakti me ta ishte i pamundur./Indeksonline/