Klock: Kosova opium për popullin serb

Analisti politik nga Gjermania Wolfgang Klock ka vlerësuar se politikanët serb e shfrytëzojnë çështjen e Kosovës si “opium për popullin serb”.
"Çështja e Kosovës në duart e politikës serbe është akoma “opium për popullin serb, në mënyrë që të mos vie te idenë e marrë për të pyetur për spitalet, shkollat dhe vendet e punës. Kur Serbia pushon që të gëlltis këtë opium simbolik, atëherë edhe me heroinën real dhe me zotëri Shariqin do t’ia dal në fund”, ka thënë Klock për të përditshmen e Novi Sadit “Dnevnik”.
Ai ka vlerësuar se çështja e Kosovës është “katalizator i fuqisë” për të gjitha partitë politika, nga SNS deri te DSH, SRS, Serbia e Re "he akoma më tutje në të djathtë”.
"Kur kjo çështje të zgjidhet , në çfarëdo mënyre qoftë, atëherë me çka forcat politike do të joshnin pajtimin demokratik? A do të kishin mundësi të ofrojnë rritje të mirëqenies? Siguri juridike? Shkolla dhe spitale më të mira? Në një kohë të caktuar - jo! Prandaj i ashtuquajturi problemi i Kosovës duhet të mbahet i hapur për aq kohë përderisa politika serbe nuk do të arrij të gjej rrugë dhe strategji të tjera për të siguruar fuqinë”, ka thënë Klock, transmeton koha.
Wolfgang Klock ka qenë drejtor i Zyrës rajonale të fondacionit gjerman "Hajnrih Bel" për Evropën Juglindore në Beograd./Indeksonline/