E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutohet autori i mbijetuar i sulmeve në Mumbai

India e ka varur militantin e vetëm që kishte mbijetuar nga sulmet e vitit 2008 në Mumbai.

Qeveria e Indisë tha se Ajmal Kasab është varur në Pune, jo shumë larg nga Mumbai.

Në muajin gusht, Gjykata Supreme e Indisë mbështeti dënimin me vdekje për Kasabin, lidhur me një sulm në Mumbai, ku mbetën të vrarë 166 persona.

Kasabi, 24 vjeçar, me kombësi pakistaneze, tha se i përkiste grupit militant Lashkar-e-Taiba.

Dhjetë militantë kishin qenë të përfshirë në rrethimin tre-ditor të Mumbait.

Forcat indiane të sigurisë patën vrarë 9 militantët e tjerë gjatë operacioneve për t’i dhënë fund sulmeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›