E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afati i fundit per Drejtorin e Komedise

Sot ora 14.00 eshte afati i fundit qe Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ka shpallur per pranimin e dosjeve te kandidateve per postin e drejtorit te Teatrit te Komedise. Konkursi u hap ne fillim te kesaj jave.


Kriteret qe duhet te permbushin aplikantet jane te kene diplome universitare 4-vjecare ose master ne profilet aktrim regji skenografi ose dramaturgji te kene pervoje pune jo me pak se 5 vjet dhe te jene nenshtetas shqiptar.


Pervec dokumenteve baze karta e identitetit kopje origjinale ose fotokopje e noterizuar e diplomes dhe Curriculum Vitae aplikanteve u kerkohet edhe nje platforme per funksionimin e Teatrit Kombetar te Komedise e cila duhet te permblidhet ne 5-10 faqe kompjuterike.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›