Ekzekutohet emigranti ne Vlore dyshohet per hakmarrje
Vlore 30 dhjetor NOA - Nje vrasje ka ndodhur
sot ne aksin rrugor Vlore-Fier. Korrespondenti i Agjencise NOA
raporton se viktima eshte Romeo Fejzaj rreth 40 vjec. I ndjeri Fejzaj sapo ishte kthyer
nga Italia ku jetonte prej vitesh. Ne makinen me te cilen udhetonte kane
qene dhe dy te aferm te tjere te tij.
Korrespondenti i Agjencise NOA citon burime te policise te cilat deklarojne se nje nga pistat kryesore te hetimit eshte ajo e hakmarrjes.
Sipas deshmitareve ngjarja ka ndodhur ne aksin rrugor Vlore-Fier ne fshatin Panaja. Persona ende te paidentifikuar qe udhetonin me nje makine me targa te Fierit kane qelluar mbi Fejzajn duke e lene te vdekur ne vend.
Policia e Vlores dhe e Fierit jane vene ne kerkim te autoreve duke u bazuar dhe ne te dhenat per makinen qe u perdor per kryerjen e vrasjes dhe largimin nga vendngjarja.
a.k/NOA