E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni Erresira arrestohen te rinjte qe vidhnin me arme ne qender te Tiranes

Tirane 30 dhjetor NOA - Prej disa kohesh ishin kthyer ne tmerrin e qytetareve qe levizin vone gjate oreve te nates ne kryeqytet. Vetem mbremjen e djeshme Policia e Tiranes sot ka arritur te arrestoje kater te rinj te cilet akuzohen per nje numer te madh vjedhjesh te dhunshme.

Operacioni policor i koduar Erresira beri te mundur arrestimin e Shkelzen Tahir Sinani 21 vjec banues ne Kukes adoleshentit E.B 16 vjec banues ne Tirane Xhuljan Shkelqim Gazidede 18 vjec banues ne Tirane Lorenc Arber Barhani 18 vjec edhe ky banues ne Tirane.

Nderkohe policia njofton se po punohet per kapjen e adoleshentit tjeter hajdut E.C 15 vjec.

Te rinjte vidhnin dyqane ndersa ne profesionin e tyre bastard nuk linin menjane as grabitjet duke i kercenuar personat me thike ne rruget ne qender te Tiranes.

Policia pranoi se zona si Bulevardi Deshmoret e Kombit qender Tajvan rruga Myslym Shyri zona e 21 Dhjetorit etj ishin kthyer ne cark grabitjesh ku ata arrinin tu merrnin te gjitha parate qe viktimat e tyre kishin ne xhepa.

Gjithashtu kater te rinjte ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane kryer nje sere vjedhjesh te lokaleve dhe cantave te disa shtetaseve.

Sipas policise vetem dje prane 21 Dhjetorit kane vjedhur minimarketin ne pronesi te nje qytetari nga Tirana.

Policia tha se eshte mundesuar edhe dokumentimi ligjor i vjedhjes ne rrugen Medar Shtylla ne Tirane te nje qytetari.

Ne saje te nje hetimi disamujor i realizuar ne ngarkim te grupit plackites eshte konkluduar se te rinjte ne bashkepunim me njeri-tjerin tjetrin ne kohe dhe vende te ndryshme kane realizuar vjedhjen me dhune te disa shtetasve nen kercenimin e armes se ftohte thike - i tha agjencise NOA nje burim zyrtar i policise se Tiranes.

Policia po heton per te dokumentuar edhe te tjera vjedhje te realizuar nga keta shtetas. Ne cilesine e proves materiale te dyshuarve tashme ne pranga. u jane sekuestruar nje sere pajisjesh te vjedhura por jo para.

a.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›