E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fasonët kryqëzohen përballë krizës globale

Fasonët janë biznesi më i kryqëzuar nga kriza globale. Sipas Florian Zekja përfaqësues i Dhomës së Veshjeve, fasonët përveç rënies së tregut po përballlen me një fenomen të rrezikshëm që është moslikujdimi i mallrave që çojnë për eksport.
 

Përballë këtij fakti biznesi fasonist nuk ka asnjë institucion ku të drejtohet për të drejtat e tyre.
Mallrat fasone shkojnë kryesisht për eksport dhe mbulojnë vetëm 20 përqind të tregut vendas pasi mallrat turke dhe kineze ofrohen me çmime shumë të lira.
 

Në sektorin fason jane punësuar rreth 100 mijë persona dhe rëndësia e tij qëndron edhe në aspektin social pasi të punësuarit janë kryesisht gra.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›