E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i Popullit institucion kyc per te drejtat e njeriut

26-10-2010 / Gazeta 55

Kryeparlamentarja Topalli takon Avokatin e Popullit te Marokut

Kryetarja e Kuvendit priti Jozefina Topalli priti dje ne nje takim Avokatin e Popullit te Marokut Moulay Mohomed Iraki. Kryetarja Jozefina Topalli falenderoi Ombucmanin e Marokut dhe tha se ndihet e nderuar qe Kuvendin e Shqiperise e viziton nje personalitet i shquar i drejtesise dhe fushes se te drejtave te njeriut te Marokut. Me kete rast Ombucmeni Mohomed Iraki i percolli kryetares se Kuvendit urimet me te perzemerta te autoriteteve drejtuese te Marokut dhe shtoi se vizita e tij ne institucionet shqiptare vendos ne nje drite te re marredheniet mes dy vendeve.
Kryetarja e Kuvendit dhe Mohomed Iraki theksuan se marredheniet mes Shqiperise dhe Marokut jane shume te mira dhe se kerkohet nje bashkepunim edhe me i ngushte ne shkembimet ekonomike kulturore dhe te edukimit mes dy popujve.
Shqiperia eshte nje nder vendet e vecanta ne spektrin e civilizimeve dhe traditave tejet te vjetra te Mesdheut ndash tha kryetarja e Kuvendit dhe ne prizmin e zhvillimeve globale ne i shohim si shume te rendesishme shkembimet mes vendeve tona ne te gjitha nivelet.
Duke vleresuar hapjen e nje kapitulli te ri te bashkepunimit mes institucioneve te Avokatit te Popullit te Shqiperise dhe Marokut Kryetarja e Kuvendit tha se Ombucmani ne Shqiperi eshte nje instrument i fuqishem dhe i pavarur kushtetues per mbrojtjen e te drejtave te njeriut.
Zoti Mohomed Iraki i shpjegoi me tej Kryetares se Kuvendit iniciativen e ngritjes se shoqates se Avokatit te popullit te Mesdheut si dhe vecoi rolin e rendesishem te Shqiperise ne iniciativat e kesaj strukture ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe konsolidimit te institucioneve te fushes respektive.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›