Ekzekutohet me 6 plumba pronari i autoshkollës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot zonën tek “Hoxha Tahsim”, në Tiranë, ku një pronar autoshkolle është qëlluar me gjashtë plumba, shumë pranë shtëpisë së tij rreth orës 8:30.
Mësohet se persona ende të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me motor, kanë hapur zjarr ndaj shtetasit, Luigj Dukagjini, i cili njihej si pronari i një autoshkolle. Policia thotë se arma ishte me silenciator, tranmseton shekulli.
Fillimisht, Dukagjini u plagos rëndë nga të shtënat dhe u dërgua me urgjencë në spitalin ushtarak, por rreth orës 08:45, ai humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka mbërritur menjëherë në skenën e krimit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Pista kryesore ku po zhvillon hetimet policia është ajo e hakmarrjes.
Mësohet se viktimës, i cili ishte pronari i autoshkollës "Europa", i kanë vrarë kunatin në shtetin britanik, para një viti. Policia dyshon se dy ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën. /Indeksonline/