Jakup Krasniqi qëndron në PDK

Ish- sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës Jakup Krasniqi, nuk do të formojë parti të re. Madje ai, as nuk do të largohet nga partia në të cilën është themelues.
Burime të Indeksoline bëjnë të ditur se kreu i Kuvendit të Kosovës, do të qëndroje edhe më tej kritik ndaj PDK-së e Qeverisë, por nuk do të largohet.
Krasniqi, themelimin e një partie të re, e ka quajtur lajm të pavërtetë.
“Kryetari Krasniqi, as Fatmir Limaj nuk do të krijojnë parti të re. Ata janë themelues të PDK-së. Kryetari nuk ka menduar asnjëherë për formimin e ndonjë partie. Ai është edhe i shtyrë ne moshë, pak sa. Ne, nuk kemi se si të ndahemi nga shokët. Kryetari Krasniqi do të qëndrojë edhe më teje kritik ndaj gjerave negative në Qeveri dhe PDK, por nuk do të tërhiqet”, tha një burim i besueshëm për Indesoline, i afërt me Jakup Krasniqin.
E, Krasniqi nga ana e tij nuk ka dashur të tregojë zyrtarisht nëse e ka ndërmend të tërhiqet nga PDK-ja.
“Ajo që është thënë dje në faqet e internetit nuk është e vërtetë. Unë kam thënë, për veprimin tim të me tejshëm do ta informojë opinionin kur kam diçka për ti thënë”, tha shkurt për Indeksoline, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, në këtë pyetje që i ka parashtruar Indeksoline: “Kemi marr vesh se të thënat që do të formoni pari janë thashetheme. Sipas miqve tuaj të ngushtë ju nuk do të formoni parti të re, por do të qëndroni në PDK, meçe jeni themelues. Cila është e vërteta ?”
Ndryshe, mediat elektronike kanë raportuar se Jakup Krasniqi mund ta udhëheq një parti me frymë nacionaliste që do të ketë më shumë ish- të burgosur politik. /Indeksonline/