Aksidentohet makina e eskortës së Kryeministrit
TIRANË-Një nga makinat e eskortës së kryeministrit Sali Berisha është aksidentuar pasditen e sotme në Rinas ndërsa drejtuesi i automjetit është në gjendje të rëndë.
Mësohet se makina e parë e eskortës së kryeministrit ka devijuar nga rruga pranë aeroportit të Rinasit dhe ka rënë në kanal. Si pasojë drejtuesi i automjetit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, nga ku mësohet se është në gjendjë të rëndë.
Nga hetimet paraprake mësohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtontë drejtuesi i automjetit.
(da.bo/BalkanWeb)