Nëntori i dëshmorëve

Ceremonia u zhvillua në varrezat për Dëshmorët britanikë në kodrat e Liqenit Artificial, ku merrnin pjesë përveç ambasadores britanike Fiona McIlluhan, edhe Kryeministri, Sali Berisha i shoqëruar nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zv/kryeministri Edmond Haxhinasto dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami.
Kjo ceremoni përkujtimore zhvillohet në të gjitha vendet ku ka dëshmorë britanikë nga të gjitha ambasadat britanike. Muaji nëntor cilësohet si muaji i dëshmorëve për Britaninë, muaj ku nderohen të gjithë ushtarët britanik në çdo vend të botës.
Tradita e së dielës Përkujtimore e ka origjinën në kapitullin e fundit të Luftës së Parë Botërore. Në 11 nëntor 1918, në orën 11.00, armët e Frontit Perëndimor u ndalën pas më shumë se katër vjet luftimesh. Momenti i ndërprerjes së luftës u njoh ndërkombëtarisht në shenjë përkujtimi për ata që ranë në luftë. Dita e Përkujtimit – 11 nëntori, apo e diela më e afërt me të- është caktuar nga vendet Aleate si dita e përkujtimit të sakrificës së atyre që dhanë jetën në gjithë luftërat dhe konfliktet. /Start/
2011-11-13 12:39