E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet një lider mysliman në Rusi

Një lider mysliman është qëlluar për vdekje me armë zjarri dhe një tjetër është plagosur, në një atentat tjetër në republikën ruse të Tatarstanit.

Myftiu i Tatarstanit, Ildus Fayzov mbeti i plagosur kur makina e tij shpërtheu pak momente pasi ai ishte larguar nga një stacion radiofonik në qytetin e Kazanit.

Sipas raportimeve të medieve ndërkombëtare, zëvendësi i tij Valiulla Yakupov u qëllua për vdekje në një vend tjetër, por në të njëjtën kohë.

Masat e sigurisë për liderët fetarë dhe objektet e kultit në Tataristan janë përforcuar tej mase, njoftoi agjencia ruse e lajmeve “Interfax”.

Tendosjet ndërfetare në Rusi dhe republikat që varen prej saj janë të pranishme dhe herë pas here kulmojnë me atentate të përgjakshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›