Ekzekutoi 27-vjeçarin në Durrës, burg pa afat për të dyshuarin Ardit Hyskja
Durrës- Gjykata e Durrësit ka dhënë vendimin për ‘birg pa afat’ për 28-vjeçarin Ardit Hyskja, i akuzuar se tre ditë më parë vrau shtetasin Refik Lila.
Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura ku nuk janë lejuar as familjarët dhe as mediat për shkak tëmos dëmtimit të hetimit.
Mësohet se Hyskja nuk e ka pranuar akuzën ëq është ngritur mbi të,duke mohuar të ketë vrarë Refik Lilën tre ditë më parë në lagjen numër 18 në periferi të qytetit të Durrësit.
Familjarët e Ardit Hyskjas, të cilët edhë më parë kanë kundërshtuar arrestimin e tij, deklarojnë se 28-vjecari nuk ka lidhje me ngjarjen.
Ardit Hyskja u arrestua si i dyshuar menjëherë pas ngjarjes dhe akuzohet për “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake.