Ekzekutoi vella e moter, i moshuari pranon krimin

Gjykata vendosi te zhvilloje gjykim te shkrutuar ndaj tij, pasi i pandehuri ka pranuar krimin.
Pavaresisht se 71-vjecari dibran nuk ka pranuar te dale para gjykates, ai ka firmosur nje deklarate qe gjyqi ndaj tij te zhvillohet ne mungese dhe me pranine e avokatit.
Prokurori i ceshtjes Saimir Hysi e njohu gjykaten me fashikujt qe jane depozituar ne dosjeve, qe per perfshijne akte te vendngjarjes, eksperzita mjeko-ligjore ndaj viktimave si dhe pohimet e autorit.
Ndersa kerkesa e prokurorit se sa do te kerkoje per 71-vjecarin pritet te jepet ne seancen vijuese. Hajdar Puci akuzohet per vrasje me paramendim ne rrethana cilesuese.
Ai ne 3 janar te ketij viti qelloi per vdekje ne Kamez, moter dhe vella nga familja Ferhati, pas nje prite per te marre hakun e dy djemve te tij, ku njeri prej tyre humbi jeten kater vjet me pare pas nje konflikti per token mes dy familjeve.
Gjykimi i shkurtuar parashikon mos marrjen e deshmive pasi cdo gje eshte e permbledhur ne fashikujt hetimore.
Puci e ka pranuar krimin e dyfishte, pavaresisht se i ka thene policise gjate arrestimit se nuk donte ta vriste edhe 27-vjecaren, Mimoza Ferhati.