E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekuton në klasë gjimnazisten, më pas vetëvritet

ELBASAN- Qyteti është tronditur nga një vrasje e ndodhur pak minuta më parë në gjimnazin “Mahir Domi”. Rreth orës 09.15 minuta një 19 vjecar ka hyrë i armatosur në ambientet e shkollës dhe ka vrarë me armë zjarri nxënësen Gerta Baja, 20 vjece nga Elbasani. Korrespondeti i NEWS24 Fatmir Popja informoi në raportim se vrasja ka shkaktuar panik mes mësuesve dhe nxënësve të shkollës.
Pasi ka kryer vrasjen autori,i identifikuar nga policia, Endrit Llambaj, 19 vjec nga qyteti i Vlorës, është larguar. Kur ka parë se po ndiqej nga policia ka vrarë veten.
NEWS24 raporton duke iu referuar burimeve nga policia se autori dhe viktima duhet të kenë qenë të njohur dhe dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për motive xhelozie
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›