Ballsh, ulet numri i të helmuarve nga uji i pijshëm
BALLSH-Sot në qytetin e Ballshit gjendja e 102 personave të helmuar paraqitet më e përmirësuar. Korrespondenti në TVNeës24 në Fier, Agron Llupi bëri të ditur se sot paradite në spital ndodhen nën kurim ende 21 persona, ndërsa autoritetet përkatëse vazhdojnë hetimet për situatën e krijuar dje në mbrëmje.
Mbrëmjen e së hënës, 102 persona në qytetin e Ballshit u shtruan në spital. Dyshohet që shkak për këtë shtrim masiv, të jetë bërë helmimi nga uji i pijshëm. Shtrimi i tyre në një hark të shkurtër kohor, vetëm 2 ditë alarmoi edhe Ministrinë e Shëndetësisë e Institutin e Shëndetit Publik. Duke qënë se numri i personave që kërkonin hospitalizim ka qënë i lartë, disa prej tyre janë dërguar edhe drejt spitalit të Fierit
Mësohet gjithashtu, se të gjithë personat e shtruar në spital jetojnë në qytetin e Ballshit.
Ministria e Shëndetësisë me të marrë vesh lajmin aspak të zakontë, ka ngritur menjëherë dy grupe hetimore, të cilët u nisën mbrëmjen e së hënës drejt Ballshit, për të vërejtur situatën e krijuar atje nga afër.
Në grupin e ngritur nga MSH, ndodhet edhe Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, i cili deklaron për Neës 24 se është ende herët të flitet për helmim të këtyre banorëve, ndërkohë që thekson se “MSH ka dhënë urdhër për të ndërprerë furnizimin e qytetit me ujë të pijshëm.
Sipas Ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili, pacientët vijnë në spital, marrin trajtim dhe largohen, ndërsa shton se “është dhënë urdhër për ndërprerjen e ujit të pijshëm në qytetin e Ballshit, deri në zbardhjen e shkaqeve të plota.”
(d.b/BalkanWeb)