E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane, i dyshuari, investime ne fshat

Studenti Dorian Mucaj ishte djali i vetem i Teki Muces, tashme baba i dy vajzave. I riu sapo kishte perfunduar vitin e dyte ne Universitetin e Vlores ne degen Infermieri dhe kete vit kishte bere kerkesen per transferim te dokumentacionit me qellim ndjekjen e studimeve ne Tirane per shkak te rezultateve te larta. Burime zyrtare te policise se Lushnjes thane dje per gazeten "KJ" se shkak i perplasjes mes viktimes dhe autorit te dyshuar eshte bere nje grindje e disa diteve me pare po ne te njejtin lokal. Mesohet se i dyshuari Artur Dushi ishte kthyer pas dhjete vitesh emigracion ne Itali, se bashku me familjen. Nje muaj me pare 45 vjecari kishte vendosur qe te kthehej perfundimisht ne fshatin e tij, Cerme-Sektor pasi do te investonte per ndertimin e nje stalle ku do te mbareshtonte gjedhe. Policia tha se nje nga shkaqet e konfliktimit mbetet edhe konsumimi i pijeve alkoolike nga i dyshuari, ndersa ka marre ne pyetje te gjithe deshmitaret dhe te rinjte qe tre dite para ngjarjes kane rrahur 45-vjecarin ne fshat.

Arma

Policia e Lushnjes ka sekuestruar armen automatike tip "Kallashnikov" dhe krehrin e fishekeve ne cilesine e proves materiale. Burime zyrtare thane se do te kryhet ekspertiza balistike per te provuar autoresine.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›