E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutori i Ardian Nikulajt s’mund të ekstradohet në Shqipëri, zbardhet mesazhi që i erdhi autoriteteve shqiptare nga Interpol

Ekzekutori i Ardian Nikulajt s’mund të ekstradohet në

Detaje të reja kanë dalë lidhur me arrestimin e Ruben Saraivës, portugezi i cili ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj në resortin e tij “Coral” në Shëngjin.

Saraiva u vu në prangat e policisë mbrëmjen e djeshme në Markok, një vend me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se ditën e sotme “Interpol Maroku” i ka dërguar një mesazh homologëve shqiptarë ku i kanë vënë në dijeni se Ruben Saraiva ndodhet në paraburgim.

"Lidhur me shtetasin Ruben Saraiva, i cili kërkohet nga ju për vrasje, a është kërkimi i vlefshëm? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion praktikën. Ai është arrestuar nga ne dhe po mbahet në paraburgim", shkruhet në mesazhin e dërguar nga Interpol Maroku për autoritetet shqiptare.

Praktikisht ky është edhe mesazhi që informon palën shqiptare për arrestimin e të shumëkërkuarit dhe kërkon të dhëna për rrethanat e çështjes dhe arsyet se pse ai akuzohet nga shteti shqiptar.

Mësohet se Saraiva ka udhëtuar drejt Marokut te familjarët e tij duke ditur që vendi ynë nuk ka marrëveshje ekstradimi me këtë shtet.

Ndërsa sa i përket ekstradimit të Saraivës në vendin tonë bëhet me dije se Shqipëria do të përdorë të gjitha manovrat ligjore të konventave ndërkombëtare për të bindur shtetin afrikano-verior për të pasur një përgjigje pozitive ekstradimi. Një prej mënyrave që mund të ndiqet është ajo e shkëmbimit me një të burgosur maroken që mund të jetë arrestuar në vendin tonë.

Ruben Saraiva dyshohet se ka shkuar në Marok me dokumente false. Në momentin e arrestimit ai ka qenë i ulur vetëm në një lokal në kryeqytetin e Marokut, Rabat, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara nuk i janë gjetur dokumente apo armë.

Ai kërkohet nga drejtësia shqiptare, pasi dyshohet se në bashkëpunim me katër shtetas britanikë të paguar nga Edmond Haxhia kanë organizuar vrasjen e Nikulajt.

LEXO EDHE: Arrestohet në Marok Ruben Saraiva, vrasësi i dyshuar i Ardian Nikulajt

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›