E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrofsh, Photoshop

Një foto flet sa 100 fjalë, por një foto mund të të bëjë të dukesh dhe 10 vjet më e re. E kujt nuk do ti pëlqente një fytyrë e bukur, e lëmuar dhe pa rrudha? Nëse këtë nuk e bën dot me botoks, me operacione plastike, shumë mirë mund ta bësh në fotografi. Madje, në disa raste fotografitë janë aq shumë të punuara me photoshop, saqë edhe dikush që nuk e ka haberin nga përpunimi i fotografive, e kupton që ka diçka që nuk shkon. Lista e personazheve të mëposhtme janë gra në moshë, por në foto duken krejt ndryshe. U janë zhdukur rrudhat, rrathët e syve  dhe ndonjë nishan i vogël

Jozefina Topalli

Është e para në listë. Jozefina Topalli me foton e saj historike. Mirëkuptohet dëshira e çdokujt për tu dukur gjithnjë i ri dhe i freskët, por fotoja e saj është pak fare e ekzagjeruar. Jozefina e vërtetë me këtë në foto nuk ka asnjë lidhje. Nuk po komentojmë punën si kryetare parlamenti pasi nuk na takon, por ama të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që Jozi nuk klasifikohet tek femrat e bukura!

Inva Mula

Që sytë e Invës të marrin në qafë, kjo dihet, por ama mosha bën të vetën dhe koha lë gjurmë. Fotot e mëposhtme janë thuajse të shkrepura në të njëjtin pozicion dhe në të njëjtin profil dhe mund ta vini re shumë qartë se sa bukur janë punuar fotot. Janë punuar aq bukur, saqë Invës i janë zhdukur dhe dy nishanet që tek fotoja tjetër i duken qartë.

Tefta Radi

Tefta Radi mund të përgëzohet për faktin që ka qenë e njëjta, e pandryshuar për shumë e shumë kohë me radhë. Të njëjtat flokë, të njëjtin zë veç ca rrudha më tepër sigurisht që i janë shtuar. Ama këto rrudha nuk duken fare tek fotoja të cilën Tefta me të drejtë e ka përdorur në mjaft intervista në median e shkruar.

Eli Fara

Nuk mund të thuash që Eli Fara nuk është e bukur dhe nuk ka tipare të bukura. Sigurisht që është mjaft simpatike, por ama si shumë gra të tjera të kësaj moshe, nuk i ka shpëtuar dot kohës. Pavarësisht kujdesit për të qenë gjithnjë në formë, ndonjë rrudhë sigurisht ka dalë. Krahasuar me fotot e personazheve të tjerë, fotot e Elit nga ato të shkrepura nga profesionistë dhe një fotoje amatore nuk është ndonjë ndryshim shumë shumë i dukshëm, por megjithatë ca rrudha më tepër

Mihrije Braha

Edhe Mihrija bën pjesë tek gratë me një pamje për të qenë gjithnjë në Top Listë. Duket sikur vitet kanë ecur mbrapsht. Kështu e shohim përmes televizionit dhe fotove, ndërsa në një dite të zakonshme edhe Mihrija është një grua e cila nuk i fsheh dot vitet e saj. Ndryshimi mes fotove është shumë shumë i madh.

Majlinda Bregu

Majlinda është politikane që e mban veten. Vishet, flokët thuajse i ka gjithnjë të krehura, por ama nuk ka më freskinë e viteve të rinisë. Megjithatë Majlinda këtë foton më poshtë me siguri e mban në portofol. Është foto e qartë, me lëkurë të lëmuar, pa asnjë rrudhë, tamam ashtu si do donte Majlinda të ishte gjithmonë. Ndërsa në një tjetër, del fytyra e vërtetë e saj, me rrathë në sy, rrudha dhe një nishan të vogël!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›