E Shtunë, 31 Tetor 2026

Outlet, firmato dhe çmime të lira


Xhek Preçetaj

Nëpër rrugë shohim çdo ditë dyqane veshjesh, kemi dëgjuar për tregun e famshëm të gabit apo edhe kemi vajtur të shohim edhe shpesh me kureshtje dyqanet me rroba të përdorura gjermane apo franceze, por shumë pak kemi dëgjuar dhe parë një outlet. Ky i fundit nuk është gjë tjetër vetëm se një tip tregtimi të veshjeve.

Çfarë është një outlet?

Outlet nuk është gjë tjetër veçse një dyqan veshjesh i cili nxjerr në shitje jo mall të përdorur, por mall i cili ka dalë nga moda apo i përket një sezoni pararendës. Nëpër vende të ndryshme të botës, malli nëpër dyqane funksionon me sezone. Konkretisht një palë xhinse që dalin këtë verë me x çmim, në fund të sezonit nuk shiten më me po atë çmim, pasi dyqani fut mallin e ri të sezonit tjetër. Këto rroba nuk hiqen fare nga qarkullimi, por rivendosen edhe një herë në treg, nëpër dyqane të ndryshme që quhen outlet. Këto rroba kanë një çmim relativisht tepër të ulët nga ai fillestar, me një vlerë thuajse 80% më të ulët, tregon Suzi Minopoli (Susy Minopoli), përgjegjëse e një outlet-i në Tiranë. Suzi vjen nga Italia dhe ka afro 5 muaj që e drejton këtë dyqan. Sipas saj, outlet-i është një mënyrë e mirë për të gjitha shtresat e popullsisë për të blerë rroba. Në këtë dyqan tregtohen veshje nga 1 000 – 20 000 lekë të reja.

Fillimet

Kompania që unë përfaqësoj ka afro 2 vjet që e ka hapur këtë outlet në Tiranë dhe ky nuk është i vetmi, pasi kompania ka shumë outlete të tjera në Zvicër, Itali dhe Maltë. Outleti këtu në Shqipëri nuk është i njohur, madje shpesh shumë persona e ngatarrojnë me një dyqan të çfarëdoshëm veshjesh. Ne kemi veshje të gjitha italiane të cilat tregtohen me një çmim shumë të ulët në krahasim me atë që është nxjerrë fillimisht në Itali apo vende të tjera jashtë vendit dhe këto veshje i përkasin një sezoni tietër. Outlete në Tiranë janë vetëm 4 dhe ai që Suzi drejton, sipas saj, është i vetmi që ofron një mall italian dhe që drejtohet për më tepër nga vetë italianët.

Tregu shqiptar

Dyqane veshjesh mund të gjesh kudo, por është shumë e vështirë të gjesh një dyqan i cili të tregtojë mall sipas sezoneve. Ndaj dhe është shumë e vështirë që një outlet të hapet dhe të gjejë menjëherë kuptimin e saj të mirëfilltë. Në Shqipëri tregu është në varësi të të ardhurave apo mundësive financiare, ndaj edhe shpesh malli që ofrohet, duhet ti përgjigjet gjithmonë anës ekonomike të çdokujt. Një ndryshim rrënjësor ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë është se konsumatori italian blen rroba për të ndjekur modën e kohës, ndërsa konsumatori shqiptar i blen ato për nevojë. Një dyqan outlet në Zvicër përmban kostume Rocco Barocco që kushtojnë 2 000 euro, por për ta futur në Shqipëri këtë kostum është shumë e vështirë, pasi nuk është mundësia që një person të shpenzojë një shifër të atillë për një kostum.

Ndryshimi

Të mjafton të dalësh në rrugën kryesore dhe me siguri mund të gjesh mbi 10 dyqane që mundet të ofrojnë veshje të ndryshme me çmime më të larta dhe më të ulta se një outlet. Normalisht kjo gjë nuk duhet të ndodhë, pasi çmimet më të ulta duhet të gjenden nëpër outlete. Një outlet, ndryshe nga dyqani, ofron mallin e lirë, mallin e firmës dhe sigurisht mallin që vjen nga një sezon më parë. Ne, për shembull, në dyqanin tonë kemi një mall i cili është i një sezoni të mëparshëm në Itali. Ne nuk marrin asnjëherë mall nga dyqanet apo firmat shqiptare pasi ata nuk i nxjerrin asnjëherë për outlete, por i marrim gjithmonë nga Italia. Një ndryshim tjetër, është edhe fakti që në outlet ka gjithmonë mall të firmave të njohura si Cavalli, Armani etj. Mall ky që nuk është kinez apo turk, siç mbizotëron së tepërmi nëpër dyqanet normale në Tiranë, shprehet Suzi.

Përafrimi

Duke qenë se në Shqipëri outlet është thuajse i panjohur, edhe ata që i hapin këto lloj dyqane veshjes mundohen ti qëndrojnë më pranë kërkesave të klientelës. Nëse dikush dëshiron një mall i cili është në modë në Tiranë dhe nuk gjendet as tek outletet, as në ndonjë vend tjetër, atëherë pronarët e këtyre dyqaneve mundohen ti porosinin jashtë. Një gjë tjetër që ka filluar të ndiqet si praktikë, është fakti që megjithëse nëpër outlete ka mall të sezonit të mëparshëm në Itali, ai duhet ti përafrohet modës në Shqipëri dhe kërkesave shqiptare.

Klientela

Klientela është e shumtë dhe kohët e fundit besoj se kanë arritur ta kuptojnë realisht konceptin e një outleti, – shprehet Suzi. – Tek ne afrohen persona të cilët janë të pasur dhe të varfër. Persona të tillë që shpenzojnë mbi 10 000 lekë dhe persona që nuk kanë mundësi ekonomike dhe zgjedhin rroba të lira. Përgjithësisht, ata që afrohen dëshirojnë edhe që të përfitojnë nga një mall i mirë, i cili ofrohet me një çmim relativisht tepër të ulët.

Në Tiranë ka vërtet shumë dyqane dhe një shumëllojshmëri të madhe çmimesh, shpesh tepër të larta dhe shpesh të ulta. Por ende në Tiranë nuk funksionon ideja e veshjeve sipas sezoneve, ashtu si në gjithë dyqanet e tjera që ndodhen në Evropë. Atë mall që blejmë sot, do ta shohim sërish të ekspozuar vitin e ardhshme, pasi stili i praktikuar tek ne është ruajtja e mallit në magazinë se kur të vijë dimri tjetër, e nxjerrim prapë në shitje. E duket se një gjë e tillë do të vijë deri në momentin që edhe në Shqipëri do të ndihet nevoja e blerjes së veshjes edhe për të qenë pas modës e jo thjesht si nevojë e të qenit i/e veshur.

Si të visheni në dimër në zyrë

Moda e fundit nuk është gjithçka. Ka veshje që ju bëjnë të jeni sportive dhe klasike në të njëjtën kohë, të ndiheni mirë dhe të jeni në qendër të vëmendjes

Thjesht se punoni në zyrë, nuk nënkupton se duhet të vishni uniformë ose me të zeza që të tjerët tju marrin seriozisht. Zgjidhni ngjyra të lehta dhe përpiquni të gjeni tone të tilla, të përshtatshme me punën tuaj, p.sh.: jo gurkali, por bojëqielli, jo vjollcë e fortë, por e hapur. Megjithatë, kjo sdo të thotë që nuk ka momente kur mund të vishni të verdhën e fortë, sidomos në një ditë të ngrohtë pranvere.

Veshje të përshtatshme

Ka shumë mënyra për tu dukur bukur në zyrë, por gjithsesi mbetet fakti që duhet një veshje e përshtatshme. Gjithnjë mendoni sa mirë ju rrinë rrobat fustanet duhet të jenë të gjata mjaftueshëm dhe këmishat jo shumë të ngushta dhe të rregullta. Të pasurit një pamje shumë të mirë nuk nënkupton domosdoshmërisht veshjen e modës më të fundit. Edhe një palë xhinse, një bluzë e bardhë dhe triko pambuku janë mëse të përshtatshme.

Gjërat kryesore

Një fustan mbi gju, pa mëngë, është domosdoshmëri. Mund të vishni një xhaketë ose një triko të hapur mbi të gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje mund të mbani vetëm atë me një bizhu të bukur. Një fund që vjen pas trupit dhe pak mbi/nën gju është gjithashtu një zgjedhje e përkryer. Nuk ka pse të jetë as i gufuar dhe me rrudha të shumta, thjesht ndonjë gjë me pak detaje në anë, do të mjaftonte për ta thyer pak seriozitetin. Fundet e mëdha dhe fustanët e gjatë është mirë që të mbahen për martesa dhe ngjarje të rëndësishme verore.

Bëni si zonja Obama

Qëllimi është të keni veshje që kanë në vetvete luksin, por edhe feminitetin dhe që nuk janë shumë të ngarkuar. Duhet të jeni të aftë që të kombinoni veshjet në garderobën tuaj: bluza të mëndafshta me fustane pas trupit janë një veshje për të mos u anashkaluar. Merrni shembull nga Mishel Obama, e cila paraqet feminitet, ngjyra dhe shkëlqim për mënyrën se si vishet. Ajo duket gjit

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›