Ekzorcisti katolik: Largova nga bota 160 mijë demonë
ROME-Ekzorcisti numër një i Kishës Katolike u ka bërë thirrje të gjithë priftërinjve që ta kryejnë këtë ritual pas performimit të një procedure të tillë të ngjashme nga Papa Françesku në sheshin “Shën Pjetër” të Vatikanit javën e kaluar.
At Gabriele Amorth, kreu i Shoqatës Ndërkombëtare të Ekzorcistëve, kërkon tani që gjithë priftërinjtë të marrin lejen për të performuar procedurën. Atë Amorthi, i cili deklaron se ka kryer deri tani 160 000 ekzorcizma, tha se kërkesa e tij bazohet në performimin e Papës në sheshin “Shën Pjetër”, për të cilin ai këmbëngul se ishte një ekzorcizëm ndaj një meksikani, “i cili ishte poseduar nga katër demonë”.
At Amorthi tha në “Sunday Times” se “do t’i kërkojë Papës të japë lejen që të gjithë priftërinjtë të kryejnë ekzorcizma dhe të sigurohet se të gjithë ata janë të trajnuar për këtë procedurë, pasi bota ka shumë nevojë për ta”.
Para pak kohesh i be publike nje video ku Papa dukej se po kryente nje procedure ekzorcizmi.
(d.b/BalaknWeb)