E Shtunë, 31 Tetor 2026

El Baradei fton për unitet në Egjipt

Politikani egjiptian, Mohamed El Baradei, u ka bërë thirrje bashkëkombësve të vet për t’i kapërcyer dallimet dhe për unitet, në mënyrë që vendi të vendoset në rrugën e demokracisë dhe t’i shmanget sundimit ushtarak.

Në një artikull në të përditshmen londineze, Financial Times, El Baradei, ish-shef i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, i ka dhënë mbështetje Vëllazërisë Myslimane, një grup islamist i organizuar mirë, për të cilin ai beson se “do t’i përqafoj grupet e tjera politike, do ta mbështesë tregun e lirë dhe do të jetë pragmatik”.

El Baradei, që në vitin 2005 e kishte fituar Çmimin Nobel për Paqe, aktivitetin e sundimit ushtarak në Egjipt e ka përshkruar si “nën pritjet”, duke thënë se egjiptianët kanë parë “pak ndryshime pozitive”, derisa ekonomia e këtij vendi, përfshirë edhe industrinë turistike tejet të zhvilluar, po shënon rënie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›