El Clasico Mesi vs.RonaldoTe henen do te luhet ne Spanje supersfida Barcelona-Real Madrid nje nga ndeshjet me te shumepritura ne planet nje sfide midis dy trajnereve Guardiola dhe Murinjo por dhe dy yjeve Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos.

Te henen do te luhet ne Spanje supersfida Barcelona-Real Madrid nje nga ndeshjet me te shumepritura ne planet nje sfide midis dy trajnereve Guardiola dhe Murinjo por dhe dy yjeve Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos. Albania-sport.com prezanton dy profilet e lojtareve
Lionel Mesi pleshti gjenial i futbollitDjali i nje punetori fabrike dhe nje pastrueseje tashme eshte nje legjende
Kane kaluar shtate vjet dhe dhjete dite kur Lionel Mesi debutoi me ekipin e pare te Barcelones. Dhe per kuriozitet anesori i imet qe sot eshte shnderruar ne nje prej dy lojtareve me te forte ne bote eshte aktivizuar ne nje ndeshje kunder Portos qe atehere kishte si trajner as me pak dhe as me shume por... Hoze Murinjon. Ishte pikerisht 16 nentori i vitit 2003 dhe Leo Mesi atehere ishte vetem 16 vjec dhe 145 dite. Ishte thjesht nje ndeshje miqesore per te peruruar stadiumin Do Dragao i ndertuar per te pritur takimet e Kampionatit Europian te vitit 2004. Trajneri Frenk Rajkard e futi Mesin ne pjesen e dyte ne nje ndeshje te fituar 2-0 nga Porto me golat e Derleit dhe Almeidas. Ishte sezoni kur klubi portugez fitoi Ligen e Kampioneve. Qysh atehere Mesi ka ndryshuar plotesisht eshte rritur pjekur dhe tani eshte nje legjende e vertete.
Aventura futbollistike e djaloshit te arte argjentinas Lionel Mesi eshte nje histori qe ia vlen te tregohet. Djali i vogel i nje punetori fabrike dhe nje pastrueseje tashme eshte nje legjende ne futboll nje nga ata qe e kane shkruar perjetesisht emrin ne librin e madh te topkembes. Mesi eshte shnderruar ne nje nga lojtaret me popullore dhe me i kerkuari ne gjahun e medias.
I lindur ne Rosario 24 qershor 1987 nga prinder argjentinas me prejardhje italiane - babai punetor fabrike nena pastruese part-time - talenti i picirrukut Lio ra menjehere ne sy te klubi i qytetit Njuells Old Boys me te cilin nenshkruan nje kontrate amatore kur ishte vetem tete vjec ne vitin 1995. Statura e tij e imet ishte nje pengese e madhe. Djaloshi kishte me pak hormone ne kockat e tij dhe kishte nevoje per nje trajtim mjekesor te specializuar per te permbushur shpresat e tij dhe mund ta mbyllte karrieren e tij ne moshen 11-vjecare. Klubet ne Argjentine ishin goditur nga kolapsi financiar i vendit dhe nuk mund ti ofronin shumen prej 1000 dollare ne muaj aq sa kushtonin edhe injeksionet qe duhet te bente Mesi. River Plate klubi argjentinas i Primera Division hoqi dore nga Mesi per shkak te gjendjes se tij shendetesore. Zbulimi i xhuxhit
I paralajmeruar per talentin unik te lojtarit Karlos Reksah ish-lojtar dhe numri dy i stafit te Johan Krujfit pershkoi dy kontinentet per ti hedhur nje sy djaloshit. Ishte shkurti i vitit 2001 kur Mesi ishte vetem 13 vjec. Me goditi menjehere - tha Reksah qe ishte atehere drejtori sportiv i Barcelones. Ne fakt si nje gjest simbolik i kerkova atij te nenshkruante ne anen e pasme te mbulese tavoline. Keshtu familja e Mesit prinderit Horge e Selia dy vellezerit e tij me te medhenj Rodrigo e Matias dhe motra e tij me e vogel Maria Sol mberriten ne Barcelone dhe Lio i vogel u rrit gradualisht me ekipet e moshave te klubit katalanas deri ne tetor te vitit 2003 kur ai beri debutimin me ekipin e pare ne moshen 16 vjec kater muaj e 23 dite ne ndeshjen kunder Portos se drejtuar ne ate kohe nga nje fare Hoze Murinjo. Aktualisht vetem babai i tij dhe vellai Rodrigo jetojne ne Spanje ndersa pjesa tjeter e familjes jane rikthyer ne Argjentine. Mesi beri nje paraqitje te pabesueshme me Argjentinen ne finalet e Kupes se Botes 2005 per moshen U-20 duke fituar turneun shpallur golashenuesi me i mire dhe lojtari me i mire. Ndeshja e tij e pare me Kombetaren e madhe argjentinase eshte ajo kunder Hungarise ne vitin 2005 edhe Maradona ka debutuar pikerisht kunder formacionit hungarez. Vetem tri minuta loje dhe Mesi del me te kuqe per shkak te nje goditje me berryl ne faqen e mbrojtesit Vilmos Vanczak. Ne Kupen e Botes 2006 Mesi u be futbollisti me i ri ne moshe ne historine e kombetares argjentinase kur ai luajti si zevendesues ne ndeshjen kunder Serbise te fituar 6-0 ku edhe shenoi golin e fundit per ekipin e tij. Fytyra e tij duket gati e turpshme zeri i tij eshte i bute aq sa duhet te jesh i perqendruar por aftesite e tij dhe ato qe ben Mesi ne fushe te magjepsin. Ky eshte pershkrimi qe i bente FIFA.com ne nje artikull te saj5 mars 2006 Lionel Mesit kur ai ishte vetem 18 vjec dhe kishte bere nje paraqitje jashtezakonshme me Barcelone ne ndeshjen kunder Celsit ne Ligen e Kampioneve 2006. Talenti i tij i padiskutueshem jepte premisa te nje loje qe nuk ishte pare prej vitesh. Pikerisht ne stilin e legjendes argjentinase Diego Armando Mardona.
Mesia i ri bente loje fjalesh FIFA me emrin e Mesit. Kur topi eshte ne kembet e tij magjia vjen natyrshem. Ben gjera qe te tjeret mund ti realizojne disa vjet me vone. Te duket sikur ai luan nje loje kompjuteri - shkruhet ne ate shkrim. Ne pese vjet me Barcelonen ai ka fituar 4 kampionate spanjolle 2004-2005 2005-2006 2008-2009 2009-2010 1 Kupe te Mbretit 2008-2009 2 Liga te Kampioneve 2005-2006 2008-2009 dhe 4 Superkupa te Spanjes 2005 2006 2009 2010. Mesi ka krijuar fondacionin e tij Leo Messi Foundation qe mbeshtet femijet argjentinas me probleme mjekesore duke iu ofruar trajtimin ne Spanje dhe mbuluar udhetimin spitalizimin dhe kostet e rikuperimit.
Me 11 mars te vitit 2010 Mesi u emerua ambasador i UNICEF-it ne nje program qe mbeshtet te drejtat e femijeve. Pengu i madh i Mesit eshte humbja 4-0 e Argjentines kunder Gjermanise ne cerekfinalet e Kampionatit Boteror. Mesi nuk arriti te shenoje asnje gol pervec njerit qe konsiderua ne pozicion jashteloje pavaresisht se dha disa asiste.
E dashura Antonela e motra e shokut
Aventura e pare e tij e lehte ishte ajo me Makarena Lemos nje argjentinase nga qyteti i tij Rozario por Mesi ka qene i lidhur me pas edhe me modelen Lusiana Salazar. Se fundi ai eshte fejuar me Antonela Rokucon motren e shokut te tij me te ngushte Lukasit. Martesa e tyre eshte parashikuar ne fund te vitit 2010.
SKEDA
Emri i plote Lionel Andres Mesi
Datelindja 24 qershor 1987 23 vjec
Gjatesia 1.69 m
Pozicioni Anesor
Klubi aktual Barcelona
Numri ne fanelle 10
KARRIERA
Me te rriturit
Nga viti 2004 Barcelona
Ndeshje 154 gola 101
Gola ne total 150 232 ndeshje
EKIPI KOMBETAR
2005 Argjentina A
53 ndeshje 15 gola
Trofete
Me Barcelonen
4 kampionate spanjolle 2004-2005 2005-2006 2008-2009 2009-2010
1 Kupe te Mbretit 2008-2009
2 Liga e Kampioneve 2005-2006 2008-2009
4 Superkupa te Spanjes 2005 2006 2009 2010
1 Superkupa e Europes 2009
Me Argjentinen
Kupa e Botes U-20 2005
Lojera Olimpike 2008
Individuale
Futbollisti evropian U-21 i vitit 2007
Golashenuesi me i mire Kupa e Botes U-20 2005
Lojtari me i mire FIFA U-20 Kupa e Botes U-20 2005
Lojtari i ri me i mire Kupa e Amerikes 2007
Lojtari i vitit ne Argjentine 2005 2007
Lojtari i ri me i mire special i vitit 2006-2007 2007-2008
Lojtari i ri me i mire FIFPro i vitit 2005-2006 2006-2007 2007-2008
Lojtari me i mire Eorld Soccer i vitit 2005-2006 2006-2007 2007-2008
Cmimi Don Balon lojtari me i mire i huaj ne Spanje 2006-2007 2008-2009
Lojtari me i mire iberiko-amerikan ne Spanje 2006-2007 2008-2009
Ekipi me i mire ne bote FIFPro 2006-2007 2007-2008
Ekipi UEFA i vitit 2007-2008
Golashenuesi me i mire i Liges se Kampioneve 2008-2009
Trofeu Alfredo Di Stefano 2008-2009
Sulmuesi me i mire europian i vitit 2008-2009
Futbollisti me i mire evropian i vitit 2008-2009
Goli i pare me Kombetaren
Ne 38 ndeshjen me perfaqesuesen e madhe argjentinasen Kombetaren A Mesi ka realizuar 12 gola. Te parin e ka realizuar ne miqesoren e humbur 2-3 te Argjentines me Kroacine me 1 mars 2006 takim i zhvilluar ne Zvicer.
Goli i fundit me Kombetaren
Tete ekipeve kombetare te ndryshme u ka shenuar Mesi perfshire Venezuelen 2 gola Meksiken 2 Algjerine 2 Francen 1 Kolumbine 1. Perune 1 Serbine 1. Etj. Golin e fundit e ka shenuar ne fitoren 1-0 me Brazilin
10.5 milione euro
Ylli argjentinas i Barcelones Lionel Mesi ka nje kontrate me klubin katalanas deri ne fund te vitit 2016. Rroga neto e tij eshte 10.5 milione euro.
250 milione euro
Barcelona ka vendosur nje klauzole te cmendur prej 250 milion eurosh per prishjen e parakohshme te kontrates se yllit argjentinas 23-vjecar.
Xhuxhi gol me koke
Mesi shenoi golin e dyte ne finalen e fituar 2-0 nga Barcelona e tij kunder Mancester Junaitid duke qene njeheresh edhe goli i tij i nente ne edicionin e vjetshem te Liges se Kampioneve. Nje gol i rralle per te pasi u shenua me koke nga xhuxhi katalanas. Barcelona u be klubi i pare spanjoll qe i fitoi Ligen e Kampioneve kampionatin spanjoll La Liga dhe Kupen e Mbretit. 22-vjecari Mesi shenoi ne total 38 gola ne te gjitha kompeticionit.
Topi i arte dhe FIFA World Player
Argjentinasi Lionel Mesi koleksionoi trofeun e tij te pare Lojtari me i mire ne bote FIFA per vitin 2009 gjate ceremonise madheshtore gala te mbajtur ne Shtepine e kongreseve ne Cyrih te Zvicres me 21 dhjetor 2009. Sulmuesi i Barcelones me pare fitoi trofeun e Topit te arte 2009 qe jepet nga revista prestigjioze France Football. Mesi pati nje vit 2009 te jashtezakonshem duke udhehequr klubin e tij Barcelona ne fitimin e gjashte trofeve Ligen e Kampioneve kampionatin spanjoll Superkupen e Spanjes Superkupen e Europes dhe se fundi Kampionatin Boteror te Klubeve. Lionel Mesi grumbulloi 1073 pike. Portugezi Kristiano Ronaldo u rendit i dyti me 352 pike. Lionel Mesi nje figure kyce ne marshim e jashtezakonshem te Barcelones ne triumfin e lavdishem ne sezonin e fundit te Liges se Kampioneve fitoi trofeun si Lojtari me i mire UEFA 2009 cmim qe jepet nga UEFA ne baze te nje votimi te 16 klubeve qe moren pjese ne fazen e pare me eliminim direkt. Nderkombetari argjentinas koleksionoi edhe trofeun si Sulmuesi me i mire.
Balle per balle kete sezon
Lionel Mesi
Kamp. L.K. Kup.
Ndeshje 10 5 3
Gola 13 6 4
Totali 18 ndeshje 23 gola
Kristiano Ronaldo
Kamp. L.K. Kup.
Ndeshje 12 5 2
Gola 15 3 1
Totali 18 ndeshje 19 gola
Kamp.= Kampionati spanjoll L.K.= Liga e Kammpioneve Kup.= Kupa e Spanjes
Kristiano Ronaldo me i shtrenjti ne planet
Ylli i Realit pagoi 15 milione USD qe nena e djalit te tij te mos njihej kurre
Kristiano Ronaldo ylli portugez i Realit te Madridit dhe kapiteni i Portugalise eshte lojtari me i shtrenjte ne historine e futbollit. Transferimi i 25-vjecarit nga Mancester Junaitid te Reali i Madridit kapi shumen e 94 milione eurove nderkohe qe ai fiton rreth 13 milione euro ne sezon gjate kontrates se tij gjashtevjecare duke e bere ate lojtarin me te paguar ne bote.
Kristiano Ronaldo vjen nga nje familje e varfer nga Madera madje ka lindur ne qytetin e vogel te Santo Antonio lindi me 5 shkurt 1985. Kristiano eshte babai i nje djali te lindur me 17 qershor 2010 Kristiano Zhunjor por identiteti i ne nenes se tij mbetet ende i panjohur.
Ylli i Realit pagoi 10 milione euro per te blere heshtjen e nenes se djalit te tij. Mediat raportuan me pas se nena biologjike ishte nje kameriere dhe zenia e femijes ishte bere ne Nju Jork dhe se futbollisti e pranoi atesine pas testit te ADN-se. Djali i tij Kristiano Xhunjor rritet nga e ema e Kristianos Dolorezi.
Kristiano ka nje vella me te madh Hugon dhe dy motra me te medha Elma dhe Katia Lilian. Emri i tij i dyte Ronaldo iu vendos nga babai i ti pasi aktori i tij i preferuar ishte ish-presidenti amerikan Ronald Regan. Babai i Ronaldos Hoze Dinis Aveiroe vdiq nga mbiperdorimi i alkoolit ne shtator te vitit 2005 ne moshen 52 vjec dhe kur Ronaldo ishte 20 vjec.
Mamaja e Ronaldos dhe trajneri i Mancester Junaitid Fergusoni ka deklaruar se Ronaldo nuk pi alkool dhe si rezultat ai fitoi nje gjyq me gazeten angleze Daily Mirror qe kishte raportuar se Ronaldo kishte thyer kemben pasi kishte pire shume alkool ne nje klub nate. Ronaldo ka nje dyqan te tij mode me emrin CR7 inicialet e tij dhe numri i bluzes. Ne qershor te vitit 2010 muzeu i dyllit Madame Tuso ne Londer i kushtoi nje statuje duke iu bashkuar futbollisteve te tille si Stiven Xherard Pele dhe Dejvid Bekham.
Ronaldo e nisi karrieren e tij me Andorinjen kur ishte vetem tete vjec ne nje ekip amator ku babai i tij kujdesej per uniformat. Kristiano luajti dy vjet perpara se te transferohej te Nacionali me te cilin fitoi dhe titullin kampion. Ne vitin 1997 ai levizi te gjigantet portugeze Sportingu ku brenda nje viti luajti me U-16 U-17 U-19 ekipin B dhe ekipin e pare. Ne moshen 15 vjec Ronaldo iu nenshtrua nje vizite mjekesore per kontrollin e ritmit te zemres nderkohe qe nena e tij dha autorizimin qe ai ti nenshtrohej nje operacioni per te rregulluar problemin.
Talenti i madh i Kristiano Ronaldos ra ne sy te trajnerit te Liverpulit Zherard Hulier kur Ronaldo ishte vetem 16 vjec por per shkak te moshes se re Liverpuli nuk e mori ate pasi drejtuesit e klubit mendonin se ai kishte nevoje per kohe per te zhvilluar aftesite e tij. Gjithsesi Ronaldo terhoqi edhe vemendjen e trajnerit te Mancester Junaitid Aleks Fergusonit kur Sportingu mundi 3-1 Mancesterin dhe ai nenshkroi nje kontrate prej 15 milione euro ne vitin 2003 kur ai ishte vetem 18 vjec duke u bere lojtari i pare portugez qe luante per Mancester Junaitid. Kristiano kerkoi numrin 28 ne fanelle numer qe mbante dhe te Sportingu i Lisbones pasi ai nuk deshironte te kishte shume presion mbi vete pasi fanella me numer 7 ishte mbajtur me pare nga lojtare te tille si Xhorxh Best Brajan Robson Erik Kantona dhe Devid Bekham. Ishte trajneri Ferguson ai qe e detyroi Ronaldon te mbante numrin 7. Ky ishte nje ekstra-motivim - kujton Ronaldo.
Goli i tij i pare me Mancesterin u shenua nga nje goditje e lire ne nje ndeshje te fituar 3-0 kunder Portsmuthit. Nje vit me pas Ronaldo fitoi trofeun e tij te pare Kupen e Anglise dhe arriti ne finalet e Euro 2004-s me Portugaline ne turneun e te cilit shenoi dhe golin e tij te pare nderkombetar. Ne vitin 2008 Ronaldo fitoi Ligen e Kampioneve me Mancester Junaitid duke fituar edhe cmimin si lojtari me i mire i kompeticionit. Ronaldo fitoi cmimin FIFPro Eorld Player of the Year Lojtari me i mire ne bote cmim qe jepet nga shoqata e futbollisteve profesioniste FIFA World Player of the Year Lojtari me i mire ne bote cmim i akorduar nga FIFA dhe u be lojtari i pare i Mancester Junaitid qe fitonte Topin e arte ne 40 vitet e fundit.
Ne sezonin 2007-2008 Kristiano shenoi 42 gola por pa mundur te arrije rekordin e Denis Lo i cili kishte shenuar 46 gola per Mancesterin ne sezonin 1963-1964. Tri here fituesi i Topit te arte Johan Krujf tha gjate nje interviste se Ronaldo eshte me i mire se Xhorxh Best dhe Denis Lo te cilet ishin dy lojtare te medhenj dhe te shkelqyer ne historine e Junaitid. Kur Ronaldo u transferua te Reali i Madridit ai shprehu mirenjohjen e thelle ndaj Fergusonit i cili e ndihmoi te zhvillohej si lojtar duke thene Ai ka qene babai im ne sport nje nga faktoret me te rendesishem dhe me me shume influence ne karrieren time.
Me 26 qershor te vitit 2009 Reali i Madridi konfirmoi se Ronaldo do te bashkohet me klubin me 1 korrik te vitit 2009 nga Mancester Junaitid. Ai u prezantua zyrtarisht me 5 korrik perpara 80 mije tifozeve ne Santiago Bernabeu duke kaluar rekordin e Diego Armando Maradones i prezantuar perpara 75 mije veteve ne stadiumin e Napolit kur ai u transferua nga Barcelona te Napoli ne vitin 1984.
Fillimisht Ronaldo mbajti fanellen numer 9 por pas largimit te Raulit te Shalke 04 ne veren e vitit 2010 ai mban numrin 7. Golin e pare e me fanellen e Realit e shenoi kunder Deportivo La Korunjes 3-2 ne kampionatin spanjoll ndersa te fundit e shenoi kunder Ajaksit 4-0 ne Ligen e Kampionve. Ronaldo shenoi kater gola ne kunder Resing Santanderit.
Lojtari me seksi
Kristiano Ronaldo eshte cilesuar si lojtari me seksi i Euro 2004 i Kupes se Botes se vitit 2006 dhe gjithashtu edhe ne Euro 2008.
SKEDA
Emri i plote Kristiano Ronaldo dos Santos Aveiro
Datelindja 5 shkurt 1985 25 vjec
Gjatesia 1.86 m
Pozicioni Sulmues
Klubi aktual Real Madrid
Numri ne fanelle 7
Me te rriturit
2001-2003 Sporting ndeshje 25 gola 3
2003-2009 Manchester United ndeshje 196 gola 84
2009- Real Madrid ndeshje 54 gola 51
Ne total 377 ndeshje 174 gola
EKIPI KOMBETAR
2003 Portugalia A
79 ndeshje 25 gola
Trofete
Me Mancester Junaitid
3 Premier League 2006-07 2007-08 2008-09
1 Kupa te Anglise 1 2003-04
2 Kupa te Liges 2 2005-06 2008-09
1 Community Shield 1 2007
1 Lige te Kampioneve 1 2007-08
Boterori i Klubeve 1 2008
Individuale
Lojtari i ri me i mire FIFPro 2 2004 2005
Futbollisti portugez i vitit 3 2006-07 2007-08 2008-09
Ekipi UEFA i vitit 4 2003-04 2006-07 2007-08 2008-09
FIFPro Eorld XI 3 2006-07 2007-08 2008-09
Lojtari me i mire PFA 1 2006-07
Lojtari me i mire i Premier Liges 2 2006-07 2007-08
Kepuca e arte e Premier Liges 1 2007-08
UEFA Champions League Topscorer 1 2007-08
Kepuca e arte e Europes 1 2007-08
Futbollisti me i mire i UEFA-s 1 2007-08
FIFPro Eorld Player of the Year 1 2007-08
FIFA Club Eorld Cup Silver Ball 1 2008
Topi i arte 1 2008
Lojtari me mire FIFA 1 2008
Onze dOr 1 2008
Lojtari me i mire Eorld Soccer1 2008
LOJTARI ME I SHPEJTE
Cilesite teknike goditjet e tij te shumta gjeniale dhe gjithashtu shpejtesia e tij e pabesueshme sprinte qe kapin nje shpejtesi 33.6 km/ore cka e bejne lojtarin me te shpejte ne bote sipas nje studimi gjerman te publikuar ne vitin 2009 i kane cuar specialistet ne perfundimin se ai eshte nje nga lojtaret me te mire ne nivelin boteror. Ronaldo sipas Der Spiegel la pas mesfushorin e Bajernit Arjen Roben 32.9 km/ore si dhe anesorin e Arsenalit Teo Uallkot 32.6 km/ore. Uejni Runi e ka shpejtesine e tij 32.6 km/ore ndersa holandezi i Arsenalit Robin van Persi 32.1 km/ore. Sa per krahasin rekordmeni i botes ne 100 metra Usain Bolt vrapon me 44.7 km/ore.
STATUJE NE MADRID
Nje statuje e tij eshte vendosur ne Madrid jo perpara stadiumit Santiago Bernabeu por ne sheshin Ramles te kryeqytetit spanjoll. Kjo skulpture gri eshte me shume se dhjete metra e larte dhe eshte nje investim i Nike sponsor i yllit te klubit merengues.
Flota e makinave te Kristiano Ronaldos
Flota e makinave te Kristiano Ronaldos besohet se kap nje shume qe i kalon 2.5 milione eurot dhe ketu nuk perfshihen shumat e parave qe ai ka shpenzuar per ndonje dhurate per ish-te dashurat e tij. Ylli i Realit te Madridit eshte perfundimisht fituesi e cmimit Top Football Player Cars per sa u perket makinave qe kane zoterim futbollistet. Emri i Kristiano Ronaldos eshte i lidhur me shume gjera nje yll futbolli golashenues dhe kampion i lidhur me shume femra por vete ai adhuron makinat. Ai ka disa nga makinat me ekskluzive ne bote. Kristiano Ronaldo eshte i njohur edhe per aksidentet e tij me makine. Nje vajze portugeze 17-vjecare Sara Pardal deshironte ti bente nje video me celular Kristiano Ronaldos dhe ky i fundit per ti shpetuar filmimit perplasi vajzen duke e perplasur ate Sara u mjekua me pas ne spital ndersa futbollisti theu xhamin e nje prej dyerve te makines. Incidenti ndodhi ne qershor te vitit 2009 pak dite perpara prezantimit te tij si lojtar i ri i Realit te Madridit. Kristiano Ronaldo drejtonte diten e incidentit nje makine Ferrari 599 GTB Fiorano me nje vlere 200 mije dollare. Ne janar te vitit 2009 Kristiano Ronaldo shpetoi jeten e tij pas nje aksidenti me Ferrarin e tij sportiv me vlere 240 mije dollare kur atehere 23-vjec dhe nje lojtar i Mancester Junaitid u perplas me murin ne nje tunel nenkalimi afer aeroportit te Mancesterit. Kristiano ishte me fat pasi nuk u demtua aspak.
Viktime e perhershme e lazerit
Ylli i Realit te Madridit Kristiano Ronaldo u shenjestrua nga nje lazer gjate barazimit pa gola ne Kupen e Botes kunder Mursias se kategorise se trete. Ronaldo ka qene piketuar nga lazerat edhe ne stadiume te tjera ne te kaluaren perfshire Kamp Nou ne Barcelone Velodrome ne Marseje dhe Stade Gerland ne Lion.
Sara Kristiano nje egoist
Eshte nje egoist dhe individualist ne fushe. Keshtu e pershkroi Kristiano Ronaldon gazetarja e famshme sportive spanjolle Sara Karbonero e fejuara e portierit te Realit te Madridit Iker Kazijas. Bukuroshja nuk i kurseu kritikat ndaj yllit portugez duke e fajesuar ate. Gjate nje transmetimi ne kanalin televiziv Tele 5.
K.Ronaldo me popullori ne Facebook
Kristiano Ronaldo eshte sportisti me popullor ne Facebook. Ylli i Realit te Madridit njeheresh dhe lojtari me i shtrenjte ne bote numeron me shume se 13 milion e 345 mije fansa ne rrjetin me te famshem ne internet. Portugezi ndiqet nga tenisti zviceran Roxher Federer 5.2 milione dhe ai spanjoll Rafael Nadal 4.6 milione. Presidenti amerikan Barak Obama eshte personaliteti i gjalle me popullor ne Facebook me me shume se 16.7 milione fansa. Majkell Xhekson edhe pse i vdekur ka me shume fansa ne bote 24.5 milione.
Kristiano Ronaldo dy here ne Shqiperi
Portugezi Kristiano Ronaldo fituesi i Topit te arte 2008 ka luajtur ne Shqiperi duke qene futbollisti i 15-te qe ka mundur te fitoje trofeun prestigjioz i cili ka luajtur perballe shikuesve shqiptare ne Qemal Stafa. Kristiano Ronaldo ne Qemal Stafa ka luajtur me Portugaline kunder Shqiperise dhe Realin e Madridit kunder Gramozit te Ersekes per kupen Taci Oil Albania Reads.
Cristiano Ronaldo Miss World 2010
Banderola e famshme Cristiano Ronaldo Miss Eorld 2010 qe tifozet shqiptare shpalosen gjate takimit Shqiperi-Portugali 1-2 ka bere xhiron e botes ne uebsajtet e specializuara per gosipe. Sipas faqes franceze eparsa.fr qe ka publikuar edhe imazhet e banderolave pas perzgjedhjes se Kristiano Ronaldos si Mashkulli me seksi i planetit nga revista britanike Gay Times kapiteni i Portugalise fitoi edhe nje cmim tjeter Miss Bota 2010.
Ronaldo Jam me i miri. Mesi Jo uneDialogu i publikuar nga Yahoo Sport eshte imagjinar dhe me batuta te sajuara
Me Klasiken e Spanjes qe eshte ne prag dhe Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon dy aliene te futbollit ne superforme do te vije dhe fundi se kush prej te dyve eshte me i miri. Dialogu i meposhtem i publikuar nga Yahoo Sport eshte imagjinar dhe me batuta te sajuara ku personazhe jane te dy futbollistet.
Ronaldo Do ta nis une. Une jam me i miri. Leo ka nje prerje flokesh te lire. Une fitoj.
Mesi Por une fitova Topin e arte.
Ronaldo Une e fitova perpara teje keshtu qe jam tani me i mire. Gjithashtu une kam qene me nje kove te mbushur nga te nxehtat me te famshme dhe jam i thuajse i bindur se ju jeni i virgjer.
Mesi Haha cfare eshte kjo Si vaj ulliri
Pele Heeeeej cfare eshte duke ndodhur ketu djema
Ronaldo Kjo nuk ka te beje aspak me ju plakush
Pele OK
Pele merr nje top dhe e me nje xhonglim e vendos mbi koken e tij
Mesi Une shenova tre gola kunder Almerias fundjaven e kaluar
Ronaldo Almeria bie ere. Une i shenova tre gola kunder Atletikos se Bilbaos. Dhe une shenova nje gol ne Kupen e Botes.
Mesi Yeah shko tutje. Ju dukeni si nje foke hahaha.
Ronaldo Mos qesh me mua Ju mund te beni nje mrekulli vetem ne mungesen time.
Mesi Me vjen keq. Jam shume i zene me milionat e mi te Legosit qe ju nuk i keni.
Ronaldo Perse do ta dua une Legosin Une kam nje bebe. Dhe emri i tij eshte gjithashtu Kristiano. Pasi eshte emri me i mire. Pyet po te duash shkencen.
Mesi Maradona thote se shkenca eshte genjeshtare si taksat italiane dhe majmunet qe flasin.
Ronaldo Une sapo fola me Maradonen diten tjeter dhe ai me tha se une jam me i mire se ju. Ai tha se ju bini ere si djathe dhie.
Mesi E llastova nje dhi nje here.
Ronaldo Ndersa une llastova njehere Paris Hiltonin.
Mesi Ky eshte nje budallallek. Ne mund te jemi qe te dy me te miret Kristiano. Une mendoj se eshte e pamundur qe nje nga ne te jete me mire se tjetri. Ne jemi qe te dy te mire dhe ne duhet thjesht ta vleresojme ate.
Ronaldo Jo.
Mesi Oh Atehere le te pyesim zotin Pele. Mister Pele kush eshte me i mire une apo Kristiano
Pele Heeeeeeej Gareth Bejl
Gareth Po Uellsi
Edhe ne mode armiq
Ylli argjentinas i Barcelones Lionel Mesi dhe ai portugez i Realit Kristiano Ronaldo jane armiq edhe persa i perket modes. 23-vjecari Mesi dhe shtepia e famshme italiane e modes Dolce amp Gabbana DG arriten nje marreveshje bashkepunimi publicitare. Ne jemi shume te lumtur qe emri yne do te lidhet me nje kampion si Lionel Mesi - citohet ne deklaraten e firmes italiane. Dolce Gabbana eshte rivalja e Giorgio Armani kompanise tjeter te modes per te cilen ben publicitet Kristiano Ronaldo. Lionel Mesi eshte ne kopertinen e videolojes Pro Evolution Soccer 2009 dhe gjithashtu eshte perfshire ne fushaten promocionale te kesaj loje. Mesi gjithashtu eshte perfshire se bashku edhe me Fernando Torresin ne kopertinen e Pro Evolution Soccer 2010. Mesi sponsorizohet nga kompania gjermane Adidas. Ne qershor te vitit 2010 Meis nenshkroi nje kontrate me Herbalife qe mbeshtet Leo Messi Foundation. Kristiano ka nje profil metroseksual cka i lejon atij te vecohet nga te tjeret dhe te jete nje objekt i mire marketingu. Kristiano ben reklame per Suzukin Nike Extra Joss Pije energjike ne Indonezi dhe Pepe Jeans. Ronaldo shfaqet ne kopertinen e dy videolojrave FIFA Street 2 dhe Pro Evolution Soccer 2008. Ne vitin 2009 Kristiano Ronaldo paraqiti Fifa 09 perkrah Xhon Territ. Kristiano perfaqeson edhe marken e pijes amerikane Coca-Cola ne Azi. Ne vitin 2009 ai beri fushate per banken portugeze Banco Espirito Santo. Nje vit me vone me 2010-n Kristiano Ronaldo pozoi gjithashtu per marken e veshjeve Giorgio Armani perkrah aktores amerikane Megan Fox. Shume here ai ka bere spote publicitare per revisten Modelo. Se fundi Kristiano Ronaldo ka marre pjese ne nje fushate publicitare Ecris le Futur ndersa ka bere fushate edhe per veshjet e brendshme.
Te dy ne gare per FIFA-Topi i arte
Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo jane midis 23 kandidateve per fitimin e FIFA-Topi i arte 2010 te publikuar nga revista franceze France Football nderkohe qe secili e ka fituar nga nje here Kristiano Ronaldo ne vitin 2008 dhe Lioenel Mesi ne vitin 20009. Shtate spanjolle pese gjermane dhe tre braziliane jane tre kontingjentet me te medha ne liste. Per te zgjedhur fituesin do te votojne 204 trajnere te ekipeve kombetare nga Shqiperia voton Josip Kuzhe 204 kapitene te perfaqesuesve nga kuqezinjte voton Ervin Skela dhe 204 gazetare sportive nga media jone voton Besnik Dizdari. Lista me tre lojtaret e perzgjedhur do te publikohet me 6 dhjetor 2010 ndersa fituesi do te zbulohet ne Cyrih me 10 janar. Pervec fituesit te Topit te arte per meshkuj do te jete dhe nje cmim ekuivalent per futbollistet femra si dhe nje per trajnerin me te mire. Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi jane dhe ne listen e 55 lojtareve te perzgjedhur per tu votuar nga 55 mije futbolliste profesioniste per cmimin Ekipi me i mire FIFA-FIFPro qe do te jepet gjate ceremonise gala Topi i arte-FIFA e ku bejne pjese 18 lojtare nga kampionati spanjoll 17 nga ai anglez 15 nga ai italian kater nga ai gjerman dhe nje nga ai francez.
Te dy ne 50 transferimet me te bujshme
Revista e famshme Eorld Soccer ka hartuar nje liste me 50 transferimet qe ndryshuan futbollin ne harkun e 50 viteve te fundit ku midis emrave te tille si Xhorxh Isthem Luis Suarez Geri Hitcens Xhon Carlz Luis del Sol Anxhelo Sormani Garinca Johan Krujf Gunter Netcer Paul Brajtner Pele Kevin Kigan Keni Dalglish Paolo Rosi Trevor Frensis Diego Maradona Lotar Mateus Rud Gulit Frenk Rajkard Van Basten Andreas Brehme Zhan-Mark Bosman Roberto Baxho Fabio Kapelo Zhan-Pier Papin Erik Kantona Xhanluixhi Lentini Alan Shirer Denilson Kristian Vieri Luis Figo Zinedin Zidan Xhanluixhi Bufon Karlos Tevez Devid Bekham Robinjo Kaka Zlatan Ibrahimovic Samuel Eto jane dhe emrat e Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos. Lionel Mesi nenshkroi me Barcelonen pasi ajo u tregua e gatshme te paguante faturat shendetesore per shkak te mungeses se hormoneve te rritjes te djaloshit kur ai ishte vetem 11 vjec. Ne ate kohe klubi argjentinas River Plate nuk pranoi te paguante 800 dollare ne muaj per trajtimin e tij financiar. Barcelona e pa duke luajtur dhe tregoi interesim per te. Ai u transferua ne Barcelone me gjithe familjen kur ishte vetem 13 vjec. Historia e Mesit me pas eshte e njohur per te gjithe - shkruante revista e famshme. Kristiano Ronaldo nga Mancester te Reali i Madridit 2009. Ylli portugez Kristiano Ronaldo mban rekordin si lojtari me i shtrenjte ne planet kur ai u transferua ne shumen e 93 milione eurove nga Mancester Junaitid te Reali i Madridit. Mbi 80 mije persona ishin te pranishem ne prezantimin e tij por ne vitin e tij te pare Kristiano nuk fitoi asnje trofe ne Madrid nderkohe qe tani eshte shnderruar ne nje makine te frikshme ndersa Reali i tij eshte ne gare per te gjitha trofete ishte pershkrimi i Eorld Soccer per Ronaldon.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte 26 Nentor 2010