E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini merr revanshin ndaj Kastriotit

Shkumbini mori revanshin ndaj Kastriotit ne Kupen e Shqiperise duke fituar 3-1 ne Kruje ne ndeshjen e pare te turit te dyte te edicionit te 59-te te Kupes se Shqiperise. Tri dite me pare Kastrioti kishte fituar 2-0 ne javen e 12-te te Superliges.

Pas nje pjese te pare pa gola ishte Shkumbini qe shenoi i pari me ane te Arlind Nores 51. Dy minuta me pas Erjon Mustafaj dyfishoi per peqinasit. Elton Mucollari shkurtoi diferencen ne minuten e 67-te por boshnjaku Altin Gerbovic me golin e tij ne minuten e 80-te fiksoi shifrat 3-1. Takimi i kthimit me 8 dhjetor duket se do te jete nje formalitet ne Peqin me nje Kastriot teresisht te fokusuar ne kampionat.

Ne Korce sfida Skenderbeu-Teuta u mbyll ne barazim 0-0. Dy skuadrat do te ritakohen serish ne Niko Dovana per kampionat java e 13-te e me pas per ndeshjen e kthimit turit te dyte te Kupes se Shqiperise 8 dhjetor.

KUPA E SHQIPERISE
TURI I DYTE 1/16
24 nentor/8 dhjetor

Grupi A
Kamza-Dinamo 2-3
Ada-Tirana 0-3
Bylis-Flamurtari 0-0
Kastrioti-Shkumbini 1-3 25.11

Grupi B
Lushnja-Besa 0-0
Gramozi-Laci 2-2
Elbasani-Vllaznia 0-1
Skenderbeu-Teuta 0-0 25.11

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte 25 Nentor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›