El Clasico, më pak i tensionuar

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique konsideron se tani ka më pak tension në El Clasico për dallim nga sezonet e kaluara.
Barazimi 2-2 mes Barcelonës dhe Real Madridit të dielën kaloi pa ndonjë incident të konsiderueshëm dhe Pique – i cili mungoi për shkak të një lëndimi – beson se duelet me madrilenët kanë më pak tension.
“Me Realin nuk ka më aq shumë tension sa kishte vitin e kaluar. Mourinho e ka kuptuar se nuk duhet të kërkojë asgjë te Barcelona sepse nuk do ta gjejë, dhe në fund është duke shikuar vetëm shtëpinë e tij”, deklaroi Pique për Catalunya Radio.