E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ribery kërkon hakmarrje ndaj Spanjës

Reprezentuesi francez Franck Ribery ka thënë se skuadra e tij synon hakmarrjen ndaj Spanjës në duelin e tyre të martën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014.

Trekolorët ndeshën me ekipin e Vicente del Bosques në stadiumin e Atletico Madridit, Vicente Calderon dhe ylli i Bayern Munichut, Ribery është i vetëdijshëm se ata duhet të shfaqin një paraqitje të nivelit të lartë për të nxjerr rezultat pozitiv.

“Ne jemi shumë të motivuar dhe kemi besim të madh se mund të fitojmë. Gjatë 90 minutave do të japim maksimumin dhe do të luftojmë si të çmendur”, deklaroi 29 vjeçari gjatë një konference për shtyp në Clairefontaine. Franca u mposht 2-0 nga Spanja në çerekfinale të Euro 2012, ndeshje ku francezët u dominuan nga kundërshtari.

“Ne treguam respekt të tepruar ndaj tyre. Spanja ka futbollistë shumë të mirë që dominojnë gjithçka dhe ne e dimë se do ta kemi vështirë. Por duhet të paraqitemi mirë në mbrojtje dhe rezultati i mirë do të jetë shpërblim për ne”, përfundoi Ribery.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›