E Shtunë, 31 Tetor 2026

El Clasico ne Camp Nou

Vemendja e te gjithe botes se futbollit do te perqendrohet sot ne mbremje ne “Camp Nou”, aty ku do te luhet superderbi Barcelona-Real Madrid, ose sic njihet ndryshe “El Clasico” sfida mes dy skuadrave simbol te futbollit spanjoll.

Barca, e cila do te kete mbeshtetjen e tifozerise se saj eshte skuadra me ne forme per momentin, pasi nuk ka pesuar asnje humbje ne 11 ndeshjet e fundit te Primera Division.

11 fitore, 2 barazime, 1 humbje, 44 gola te shneuar dhe vetem 9 te pesuar e bejne skuadren e Pepe Guardioles mbret te padiskutueshem te Liges.

Por zevendesimi i menjehershem i Shusterit me Juande Ramos, i cili kerkon ta nise me kembe te mbare detyren e re si trainer i Realit, e bejne me intrigues derbin e pare te ketij sezoni ne futbollin spanjoll.

Per skuadren e Juande Ramos gjerat nuk po shkojne mire. Pervec se ka humnbur 3 nga 4 sfidat e fundit, ai do te jete i manget ne zgjedhjet e tij per shkak te demtimeve te shumta. De La Red, Pepe, Heinze, Van Nistelroy, Diarra dhe Robben nuk do te jene ne El Clasico.

Por gjithesesi, tekniku spanjoll eshte me optimist se te gjithe. “Nese ka nje ekip qe mund te mposhte Barcen ne “Camp Nou”, ai eshte Real Madrid.

Per momentin ata jane me te suksesshem, por gjithcka do te ndryshoje kete mbremje, ka perfunduar Juande Ramos.

Prej kater vjetesh tifozet katalanas nuk e kane shijuar fitoren ndaj Realit. Derbi spanjoll, ose El Clasico Barca-Real do te transmetohet sonte ne mbremje direkt nga “Supersport 2”.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›