E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamilton merr trofeun ne Montecarlo

Kampioni i botës në Formulën 1, Lewis Hamilton, ka marrë trofeun në mbrëmjen gala të zhvilluar në Montecarlo.

Një muaj më parë britaniku u shpall kampioni më i ri në moshë i këtij sporti duke kaluar në klasifikim brazilianin e Ferrarit, Felipe Masa, me një pikë.

23-vjecari, Hamilton u rendit i pesti në garën e fundit të sezonit në Brazil, një pozicion i mjaftueshëm për t’u shpallur kampion.

Ndërkohë skuadra Ferrari fitoi titullin kampion për konstruktorë. Në mbrëmjen gala të dorëzimit të trofeve përfaqësuesi i Ferrarit ishte numri nje, Stefano Domenikali. Edhe kampioni i garave, Rally, Sebastian Loeb ka marrë trofeun pasi u shpall për të pestën herë kampion në këtë sezon.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›